E Diel, 1 Nëntor 2026

Luftëtari i UÇK-së Gjelosh Krasniqi dënohet me 7-vjet burg

Prishtinë-Ish-luftëtari i UÇK-së Gjelosh Krasniqi është dënuar me 7 vjet burg. Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është shpallur fajtor për krime lufte gjatë luftës në Kosovës. Gjykimi i tij u bë nga një trup gjykues, i kryesuar nga gjyqtarë të EULEX. Dënimi u dha të mërkurën e javës se shkuar dhe u konfirmua vetëm dje nga zëdhënësja e misionit europian në Kosovë, Kristiina Herodes.

"Gjelosh Krasniqi, 35 vjeç, është gjetur fajtor për kryerje të krimeve të luftës gjatë konfliktit në vitin 1998-1999 në Kosovë. Ai ka marrë peng një person në mars të vitit 1999”, tha Herodes. Krasniqi në atë kohë ka qenë anëtar I UCK, një strukturë ushtarake kjo që luftoi forcat e sigurisë serbe gjatë konfliktit në Kosovë. Prokuroria e akuzoi atë për rrëmbimin e një shqiptari të Kosovës, që aktualisht nuk jeton më.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›