E Diel, 1 Nëntor 2026

Venezuelë, tërmeti lëkund kryeqytetin Karakas

Karakas - Një tërmet tronditi mëngjesin e sotëm kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, duke ngjallur panik tek banorët e tij. Qendra amerikane e Studimeve Gjeologjike bën të ditur se epiqendra e tërmetit 5.3 ballësh sipas shkallës Riter ishte 40 kilometra në jug të Karakasit.

Autoritetet venezueliane deklarojnë se deri tani nuk ka njoftime për dëme materiale apo të plagosur. Ndërkohë, një korrespondent i agjencisë “Reuters” deklaroi se afro 15 minuta më pas kishte ndjerë një tjetër lëkundje më të vogël.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›