E Diel, 1 Nëntor 2026

Luftëtari nuk fal, Arlind Nora shënon tri herë

Nga Sokrat Papadhopulli  

Gjirokastritët kanë fituar thellë, por kanë mbetur të pakënaqur nga gjykimi. Portierit Selimaj i është dhënë një karton i verdhë i çuditshëm


Luftëtari Gramshi           4-1

Shënues: Strati 3, Nora 43, 51, 85 / Pengu 55

Luftëtari: Selimaj, Baci (Bistri 68), Sinani, Nino, Devolli, Çaço (Braho 61), Raboshta, Strati, Ramdani (Lluka 65), Nora, Raboshta.

Trajner: N.Dede.

Gramshi: Lo.Koçi, Su.Kaloshi (Marishta 46), Kote, Doçi (F.Çekrezi  53), Sa.Kaloshi, A.Çekrezi, Duka (Turshinka 63), Myftari, Pengu, Trashi, Le.Koçi. Trajner: E Mustafaraj.

Gjyqtarë: A.Kamberi, A.Lamçe, N.Rrapaj (Patos)

Kartonë të verdhë: Devolli, Sinani, Baci, Selimaj, Doçi, A.Cekrezi, Duka, Kote

Luftëtari ka regjistruar fitoren e 13-të në fushën e tij, teksa ka mundur thellë Gramshin. Me fitoren 4-1 ekipi gjirokastrit ka ruajtur pozicionin në krye të tabelës, i shkëputur 6 pikë, por edhe ka marrë hak ndaj Gramshit për humbjen e fazës së parë. E veçanta e kësaj ndeshjeje është se është zhvilluar pa praninë e tifozëve, të cilët e kanë ndjekur ekipin e zemrës nga pallatet përrth stadiumit. Kështu, Luftëtari ecën i sigurt drejt superligës dhe titullit kampion të kategorisë së parë.

Ndeshja nis mjaft mirë për Luftëtarin, që pas 3 minutash e sheh veten në avantazh. Mesfushori vlonjat, Saimir Strati, e dërgon topin në rrjetë, pas krosimit të Çaços. Ky lojtar fiton një 11-metërsh në minutën e 11-të, pas ndërhyrjes së gabuar të Doçit. Nga pika e bardhë gjuan Nora, por edhe këtë radhë gabon. Sulmuesit gjirokastrit nuk poi ndahet tersi i penalltive, pasi kjo është e treta që ka humbur në stadiumin Gjirokastra.

Gjithsesi, futbollisti me përvojë nuk e humbet përqendrimin dhe në minutën e 43-të shënon golin e dytë, pas shumë rastesh të humbura nga ekipi i tij. Është një tjetër krosim i bukur nga mesfushori Çaço nga e djathta dhe Nora gjuan bukur me kokë. Mbyllet me këtë rezultat pjesa e parë, ku duhet thënë se Gramshi nuk ka bërë asgjë për ta rrezikuar portën e Luftëtarit.

Edhe pjesa e dytë nis nën diktatin e ekipit vendës, që i afrohet golit të tretë me Raboshtën, por nuk arrin. Megjithatë, goli i tretë nuk vonon. Raboshta dhe Nora kombinojnë bukur dhe i dyti finalizon saktë, duke e çuar rezultatin në 3-0. Koçi krijon rastin e parë në portën e Selimajt, por pa mundur të shënojë. Gramshi e merr pak veten dhe arrin të shënojë në minutën e 75-të.

Pengu përfiton nga një mosmarrëveshje mes portierit Selimaj me mbrojtjen dhe e dërgon topin në rrjetë. Në një moment portieri Selimaj me karton të verdhë në një mënyrë të pakuptimtë. Loja vazhdon dhe 5 minuta para fundit Nora shënon edhe golin e 4-t dhe të 3-tin personal, duke mbyllur llogaritë e këtij 90-minutëshi.

Tifozët gjirokastritë kanë duartrokitur ekipin e tyre nga pallatet përreth stadiumit. Presidenti i Luftëtarit, Flamur Bime, e ka kontestuar fuqishëm gjykimin, sidomos në lidhje me vendimin për ti dhënë karton të verdhë portierit Selimaj. Për këtë gjë ai ka kontaktuar edhe me presidentin e FSHF-së, Armand Dukën.

Trajnerët

Nevil Dede, trajner i Luftëtarit: Ndeshja ishte e vështirë, sepse luanim pa tifozë. I falënderoj çunat për lojën e bukur që zhvilluan ndaj një kundërshtari që po mbrohej mirë. Mendoj se ka shumë faktorë të jashtëm që ndikojnë negativisht për ekipin tonë. Nuk dua të merrem me gjyqtarët, pasi me ata merren të tjerë njerëz. Kukësi le të bëjë çfarë të dojë, por të mos harrojmë se do të luajë me ne direkt. Vazhdojmë punën tonë dhe jemi të vendosur për arritjen e objektivit.

Edmond Mustafaraj, trajner i Gramshit: Luftëtari e meritoi plotësisht fitoren, pasi luajti më mirë. Jam i mendimit se të tillë gjyqtarë e prishin bukurinë e lojës. Ishte një gjykim absolutisht i dobët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›