E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftime ne Pakistan. Vriten 12 talebane

Më shumë se 100 militantë kanë sulmuar një pikë kontrolli të sigurisë në Pakistanin veri-perëndimor duke vrarë të paktën tetë ushtarë. Zyrtarët bëjnë të ditur se të paktën 12 talebanë janë vrarë në betejën që zgjati disa orë gjatë natës. Sulmi ndodhi pranë qytetit të Makeen në Waziristanin Jugor, në afërsi të kufirit afgan. Zyrtarët lokalë thanë se militantët, të armatosur me raketa dhe armë të rënda, sulmuan postbllokun e menjëherë pas mesnate. Forcat e sigurisë u kundërpërgjigjën me zjarr dhe kjo situate vazhdoi për të paktën tre orë.

Vetëm një ditë më parë, banorët dhe zyrtarët thanë se një sulm amerikan në jug kishte vrarë një udhëheqës militant të Al-Kaedës, Ilyas Kashmiri. Militantë në Pakistan kanë premtuar hakmarrje për vrasjen e Ilyas Kashmiri si edhe vdekjen e trurit të Al-Kaidës Osama Bin Laden, i cili u vra nga forcat amerikane në qytetin e Abbottabad, në veri të Islamabad, më 2 maj.

Tensioni ka ardhur në rritje në të gjithë rajonin kufitar për shkak spekulimeve se forcat e armatosura pakistaneze po pregatisin një ofensive kundër talebanëve të kufizuar në Veri  të Vaziristanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›