E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inspektohet Polonia UEFA e shqetesuar per Euro 2012

Pas Ukrainës, UEFA ka inspektuar Poloninë, e cila është organizatorja tjetër e Euro 2012. Kur mbetet më pak se një vit nga nisja e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit evropian organizatorët polakë po përballen me disa pengesa për të qenë gati në afatet e caktuar më parë.

Gjithsesi kryemistri i vendit Donald Tusk ka bërë të ditur se qeveria e tij ka si prioritet përmirësimin e infrastrukturës përpara fillimit të kompeticionit. Megjithatë, stdaiumi i ri kombëtar i Varshavës është përballur me probleme teknike dhe financiare gjatë ndërtimit të tij.

Inspektimi i UEFA-s është kryesuar nga sekretari i përgjithshëm i saj Gianni Infantino, i cili është shprehur optimist se Polonia do të jetë gati në kohë për topin e parë të Euro 2012 që do të nisë pikërisht në stadiumin e ri të Varshavës. Përveç kryeqytetit, Polonia do të presë ndeshjet e turneut të futbollit europian në tre qytete të tjera Gdansk, Wroclaw dhe Poznan, që janë në stade të dryshme sa i përket përgatitjeve.

Stadium në Poznan është bërë funksional, ndërsa ai në Wroclaw pritet të jetë gati brenda muajit qershor. Kampionati Europian i futbollit Ukraine-Poloni 2012 do të nisë më 8 korrik në Varshavë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›