Ulen çmimet në tregun e frutave-perimeve

Prodhimet e shumta vendase të fruta-perimeve mbajnë të mbërthyer konsumatorin shqiptar duke mbuluar pjesën më të madhe të tregut me çmime të arsyeshme.
Këtë fundjavë qytetarët e Tiranës kanë shijuar blerjet e tyre me çmime më të ulta dhe ekonomike. Sipas tyre çmimet janë të kënaqshme dhe më të lira krahasuar me sezonin e vitit të kaluar, madje edhe vetë pensionistet pavarësisht vështirësive për të përballuar shpenzimet e tyre, shprehen të kënaqur për çmimet ekzistuese. Ky fakt sipas tregtarëve lidhet me rezistencën e prodhimeve vendase të cilat po dominojnë ndaj mallrave të importit.
Prodhimet që dominojnë më shumë janë ato të ardhur nga Lushnja, Divjaka, Korça dhe Berati. Tregu i ish-Uzinës Dinamo ka një dyndje të madhe qyetarësh, sidomos në fundjavë të cilët i drejtohen këtij tregu për shkak të çmimeve më të arsyeshme dhe larmisë së produkteve.