E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftime të reja në Tripoli

Pas gjashtë muajsh revolte duket se regjimit të Muamar Gedafit po i vjen fundi. Rebelët tashmë e kanë ngushtuar rrethin e kontrolluar nga forcat e Gedafit duke i ndërprerë dhe furnizimet nga Tunizia. Rebelët njoftuan se kanë arritur suksese të mëdha me marrjen e kontrollit të qyteteve Zliten, Zawiyah dhe Brega që i afrojnë me Tripolin dhe me largimin e Abdessalem Jalloud, ish-numri 2 i regjimit, i cili u bashkua me focat kryengritëse.

Bombardimet e NATO-s po ndihmojnë që rebelët t`i japin goditjen e fundit. Rebelët po përgatitjen për të hyrë në Tripoli por po marrin në konsideratë qëndrimin e qytetarëve të kryeqytetit nuk dihet nëse do ta mirëpresin këtë gjë, pasi për të marrë "lejen" e tyre për hyrë në qytetin e Zlitanit u deshën tre muaj. Përkundër zërave se Koloneli i libian, Muamer Gadafi do të largohej nga Libia, burime të mire informuara amerikane thonë se ai po përgatit një ofensivë të fundit kundër civilëve.

Orët e fundit, në rrethet e kryengritësve, por edhe ato diplomatike, qarkullonin të dhëna se Muamaer Gedafi po planifikonte të arrastisej nga Tripoli. Por një zyrtar i lartë amerikan tha për rrjetin televiziv CNN se Gadafi është duke përgatitur një rezistencë të fundit, e cila mund të ketë pasoja sidomos mbi popullsinë civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›