E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanada, rrëzohet avioni, 12 të vdekur

Një aeroplan udhëtarësh është rrëzuar në rajonin Arktik të Kanadasë, duke shkaktuar vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e 3 të tjerëve. Policia kanadeze thotë se aeroplani Boeing 737 me 15 persona në bord u rrëzua të shtunën pranë Gjirit Resolute në territorin Arktik të Nunavut. Linja ajrore First Air, konfirmoi aksidentin, duke thënë se në një deklaratë të saj se komunikimi i fundit me avionin ishte kryer në orën 12:40 sipas kohës vendore, kur aeroplani ndodhej rreth tetë kilometra nga aeroporti i Gjirit Resolute. Komisioni kanadez për sigurinë e transportit po heton shkakun rrëzimit. Aeroplani ishte duke udhëtuar nga Yellowknife në veriperëndim për në Gjirin Rezolutë për të vazhduar pastaj për në ishullin Ellesmere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›