E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftimet në kufirin e Gazës, largohen banorët



Vrasja e një ushtari izraelit bëri që luftimet pranë kufirit në Rripin e Gazës të rifillonin. Aviacioni izraelit bombardoi disa objektiva dhe tanket hebreje u dyndën dje sërish drejt Gazës. Së bashku me tanket e ushtrisë janë parë edhe buldozerë, ndërsa banorët filluan të largohen nga shtëpitë e tyre. Nga sulmet e para kanë mbetur të plagosur dy palestinezë. Sulmi i papritur ndodhi pak orë pas vrasjes së një ushtari izraelit gjatë një atentati me bombë pranë kufirit me Gazën. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur. Ky është incidenti më i rëndë qëkur qeveria izraelite dhe organizata radikale Hamas ranë dakord për një armëpushim. Të gjitha pikat e kalimit mes Izraelit dhe Rripit të Gazës janë mbyllur si pasojë e këtij incidenti, që sjell si rrjedhim edhe ndalimin e ndihmave për 1.5 milionë banorët e Gazës.

28 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›