E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama u shtrin dorën myslimanëve dhe mendon afrimin me Rusinë



Për të dhënë intervistën e parë zyrtare si President, Barak Obama zgjodhi televizionin arab “Al Arabiya”. Presidenti i SHBA-ve i dërgoi një mesazh të gjithë botës myslimane: Amerikanët nuk janë armiqtë tuaj. Ka pasur gabime nga ana jonë, por nuk ka arsye për të mos pasur respekt dhe bashkëpunim ashtu siç ka ekzistuar mes botës myslimane dhe Amerikës 20-30 vjet më parë”. Duke folur në televizionin “Al Arabija”, Obama theksoi se SHBA-të do t’i shtrijnë dorën e miqësisë Iranit nëse ai hap grushtin, ashtu siç kishte theksuar edhe në fjalimin e 20 janarit. Presidenti pranoi gjithashtu se Amerika disa herë ka bërë edhe gabime, por administrata e tij do të jetë më e hapur. “Është e rëndësishme për ne t’ju bëjmë të besoni se po përdorim pushtetin tonë, përfshirë dhe diplomacinë, në marrëdhënien tonë me Iranin”,- deklaroi Obama. Presidenti i SHBA-ve i ka telefonuar gjatë ditës së djeshme homologut të tij rus Dimitri Medvedev me qëllim dhënien fund të ftohjes së raporteve mes dy vendeve. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë. Presidentët ranë dakord për krijimin e një marrëdhënieje ndryshe nga ajo që ekziston mes dy vendeve, - bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

28 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›