Robinjo, i akuzuar per perdhunim
Robinjo qendroi disa ore ne polici para se te rikthehej ne stervitje me ekipin tij, ne prag te ndeshjes se mbremshme, ndaj Njukasallit. Braziliani eshte thirrur per te raportuar, ne nje rajon policie, per shkak se ishte perfshire ne nje liste, ku akuzohej per perdhunimin e nje adoleshenteje. Sulmuesi i Mancester Sitit, qe kushtoi 32.5 milione sterlina, kur u ble nga Real Madrid, eshte gjithashtu edhe lojtari me i shtrenjte qe eshte blere ne Britanine e Madhe. Pas skandalit te fundit, sulmuesi eshte marre ne pyetje nga policia, pasi nje studente adoleshente, deklaroi se eshte dhunuar seksualisht. 25-vjecari, i cili paguhet me 165,000 sterlina ne jave, shpjegoi detajet dhe ndonje lidhje te mundshme, ne episodin e shemtuar qe ndodhi ate mbremje. Ai eshte thirrur ne polici, pasi vajza 18 vjecare deklaroi se eshte sulmuar nga nje person ne Lids, gjate ketij muaji. Lojtari i Mancester Sitit, Robinjo, me tej i eshte bashkuar stervitjes ne nje kompleks ne Mancester.
Zedhenesi i lojtarit u shpreh pas ngjarjes se nuk behet fjale per nje perfshirje te Robinjos, por flitet me teper : "Ne mund te konfirmojme se, Robinjo takoi policet per te sqaruar nese ka qene pjese, ne nje investigim per te gjetur autorin e krimit."
"Ai nuk mund te jete kurrsesi autor i nje ngjarjeje te tille dhe do te bashkepunoje sa here qe kerkohet nga policia ne te ardhmen." Vajza eshte studente ne vitin e pare.