Luftimi i Pakos se Ahtisaarit amaneti i deshmoreve te kombit Arben Xheladini e Mon Balaj

Lipjan 9 Dhjetor 2010 NOA - Levizja VETVENDOSJE ka mbajtur sot tubim me qytetaret e Lypjanit. Ne sallen e stermbushur te Shtepise se Kultures para te pranishmeve tubimin e hapi kandidatja per deputete Zanita Halimi. Halimi i pershendeti Lypjanasit me fjalet Levizja VETVENDOSJE po i ngjane cdo dite e me teper rrezeve diellit. Ndersa me 12 dhjetor Levizja VETVENDOSJE do te jete vete dielli qe arrin ne cdo shtepi sepse ky eshte vullneti i qytetareve.
Pas saj kandidati Glauk Konjufca iu drejtua bashkevendesve te tij duke thene se Jemi mbledhur sot ketu ne Lypjan per ta konfirmuar fitoren tone te madhe te 12 dhjetorit. Deri me 12 dhjetor Qeveria e korrupsionit eshte Qeveri ne largim ndersa me 12 dhjetor ajo do te behet Qeveri ne moskthim. Konjufca kritikoi ashper ish-pushtetaret duke thene se Ata politikane qe popullin e kane lene rrugeve e papune kurse femijeve te tyre u blejne makina dhjeterammijera euro per ditelindje ata politikane kurre nuk do ta fitojne besimin e Lipjanit. Popullit i ka ardhe shpirti ne fyt prej dy gjerave prej haracit dhe prej Thacit.
Pas Konjuces qytetareve iu drejtua edhe kandidati tjeter nga komuna e Lypjanit Sami Luma. Luma theksoi se Kosova mund te perparoi vetem duke u bashkuar rreth programit dhe konceptit te Levizjes VETVENDOSJE.
Ai i ftoi bashkevendesit e tij qe me 12 dhjetor ta denojne ish-pushtetin me mosbotim dhe ta nderrojne ate me qeverine e drejte te Levizjes VETVENDOSJE.
Ndersa kandidati Florin Krasniqi iu drejtua Lypjanasve duke thene se e di qe para Levizjes VETVENDOSJE ne Lypjan kane qene edhe partite politike qe kane dhene premtime boshe dhe tani do tiu ofrojne edhe para per tua blere votat.
Mirepo Krasniqi shprehu bindjen e vet se Lypjani por edhe Kosova nuk do te shiten sepse e dine qe po ta vendosnim ne krye te shtetit me te zhvilluar ne bote Hashim Thacin me bandat e tij ata do ta shkaterronin edhe ate shtet sic po e shkaterrojne Kosoven.
Ambasadori William Walker u prit ngrohte edhe ne Lypjan. Ai u shpreh se edhe pse eshte lodhur nga tubimet e shumta ku ka marre pjese se po e harron lodhjen kur po i sheh njerezit e shumte qe po vijne ne tubimet e Levizjes.
Walker u beri thirrje qytetareve qe te premten me 10 dhjetor ne ora 14 te vijne te gjithe ne Prishtine ne tubimin permbylles te fushates se Levizjes per ti treguar SHIK-ut se qytetaret nuk frikohen edhe perkunder shantazheve qe te shprehin vullnetin e tyre politik duke votuar per Levizjen VETVENDOSJE.
Ne fund i percjellur me duartrokitje e brohoritje te shumta para qytetareve te Lypjanit foli edhe lideri i Levizjes VETVENDOSJE Albin Kurti.
Kurti u tha qytetareve se Levizja VETVENDOSJE kurre nuk do ta pranoje tkurrjen e territorit te komunes se Lypjanit. Lypjani do te mbetet unik dhe nuk ka fshatra per ti dhene Gracanices u shpreh Kurti.
Ai tha se jo vetem se do te luftohet decentralizimi mbi baza etnike por i tere Plani i Ahtisaarit sepse luftimi i Planit te Ahtisaarit eshte amaneti i deshmoreve te kombit Arben Xheladini e Mon Balajt qe dhane jeten kunder ketij Plani.
Kurti i ftoi Lypjanasit qe te premten bashke me qytetaret anekend Kosoves te nisen per ne Prishtine per ta permbyllur fushaten ne menyre madheshtore drejt fitores me 12 dhjetor.
a.b/NOA