VETVENDOSJE Me 10 dhjetor pushteti do te dridhet e me 12 dhjetor do te hiqet

Besiane 10 Dhjetor 2010 NOA - Levizja VETVENDOSJE mbajti tubimin e radhes me qytetaret e Besianes. Para mijera llapjaneve tubimin e hapi kandidatja per deputete Zanita Halimi e cila pasi pershendeti llapjanet ftoi kandidatin per deputet Glauk Konjufca qe tu drejtohet te pranishmeve.
I percjellur me brohoritje te shumta VETVENDOSJE VETVENDOSJE Konjufca gjate fjalimit te tij nder te tjera tha se Sot te gjitha rruget ne Kosove te cojne ne VETVENDOSJE.
Populli po bashkohet dhe organizimi po forcohet. Qytetari po ngritet dhe vullneti po kalitet. Kombi po rritet dhe pushteti i korrupsionit po i numeron ditet e tij te fundit. Konjufca shprehu bindjen se qytetaret do te zgjedhin ate qe ndjejne ne zemren e tyre Me 12 dhjetor do te votohet per dy flamuj. Ose per flamurin e Ahtisaarit ose per flamurin e Adem Jasharit. Ose per negociata me Serbine ose per bashkim me Shqiperine. Ne e dime se populli i Kosoves do ta zgjedh amanetin e Zahir Pajazitit. Ai do ta zgjedh zemren e vet vullnetin e vet. Konjifca ftoi qytetaret qe te bashkohen ne tubimin permbylles te fushates se Levizjes VETVENDOSJE si dhe qe me 12 dhjetor se bashku ta heqim pushtetin i kaluar. Me 10 dhjetor ne Prishtine pushteti i deritashem do te dridhet. Me 12 dhjetor ky pushtet do te hiqet.
Pas Konjufces para qytetareve folen edhe kandidatet e Levizjes VETVENDOSJE per deputete Ali Lahu Majlinda Zhitia-Xhela Fadil Fazliu Berat Lahu Sylejman Pireva Miliam Kadriu Xhelal Svecla dhe Liburn Aliu.
Ata prezantuan pikat programore te Levizjes VETVENDOSJE si dhe ftuan qytetaret qe te bashkohen ne Levizje per ta nderruar pushtetin qe e harruan amanetin e Zahir Pajazitit te Ilir Konushefcit si dhe te te gjithe deshmoreve te kombit qe rane per liri e bashkim kombetar.
Llapjaneve iu drejtua edhe kandidati Rexhep Selimi i cili kritikoi ish-pushtetaret qe e kane sjellur vendin deri ne kete gjendje te rende shoqerore e politike. Selimi i ftoi qytetaret qe ta mbeshtesin konceptin dhe programin e Levizjes VETVENDOSJE i cili do ta nxjerre Kosoven nga kriza ekonomike drejt bashkimit me Shqiperine.
Ambasadori William Walker para qytetareve te Besianes tha se duke qene i pranishem ne tubimet madheshtore te Levizjes VETVENDOSJE tashme eshte bere aktivist i Levizjes. Walker kritikoi edhe mediat per te cilat tha se nuk po e mbulojne sa duhet aktivitetin e Levizjes VETVENDOSJE.
Ai i ftoi qytetaret qe te mos frikesohen me 12 dhjetor nga ata qe po tentojne te paraqiten si trashegimia e vetme e UK-se por te bashkohen e te votojne Levizjen VETVENDOSJE e cila ne gjirin e saj ka ish-ushtare e udheheqes te luftes clirimtare.
Me duartrokitje e brohoritje te shumta u prit edhe lideri i Levizjes VETVENDOSJE Albin Kurti. Kurti potencoi qe gjate shekullit te kaluar trojet shqiptare jane pergjysmuar dhe po vazhdojne te rrudhen.
Ai potencoi se presidenti i Serbise Boris Tadiq ka deklaruar para disa diteve se nuk do te negocioi me Prishtinen nese nderron situata ne teren. Ai theksoi se ish-pushtetaret jane te gatshem te negociojne me Serbine dhe se Tadiqi kur ka thene se nuk do te hyje ne negociata nese nderron situata ne terren e ka pasur fjalen nese fiton Levizja VETVENDOSJE e Levizja VETVENDOSJE do te fitoje per te mos negociuar me Serbine per rrudhje te metejme te tokave shqiptare por per te negociuar me Shqiperine per bashkim.
Albin Kurti e permbylli tubimin duke i ftuar qytetaret qe me 12 dhjetor te bashkuar te votojne per ta nderruar pushtetin dhe karakterin e shtetit duke votuar Levizjen VETVENDOSJE.
a.b/NOA