Berisha shkon ne Shkoder Shkarkimet jane ulur tani nuk kercenojne me

Shkoder 9 Dhjetor 2010 NOA - Kryeministri Sali Berisha vizitoi serish sot ne mbremje Shkodren ku dhe mori pjese ne mbledhjen e Komitetit Nderministrorte Emergjences Civile qe po menaxhon situaten e permbytjeve te krijuar si pasoje e reshjeve te shumta dhe prurjeve te medha te lumenjve ne kete qark.
Shkarkimet nga kaskada jane te barazuara me prurjet dhe mund te informoj qytetaret e Shkodres se kaskadat jane ne kontroll te plote dhe nuk paraqesin nje kercenim apo rrezik per situaten - tha kreu i qeverise.
Kryeministri informoi qytetaret se shkarkimet nga kaskada jane te barazuara me prurjet jane ne kontroll te plote dhe nuk paraqesin nje kercenim apo rrezik per situaten.
Nga ana tjeter Berisha shprehu mirenjohje per te gjithe ata qytetare familje kompani private fondacione njesi te pushtetit vendor dhe shtete te ndryshme qe u solidarizuan dhe kontribuuan per Shkodren dhe zonat perreth saj.
Dua te them se eshte kontributi i madh i qytetareve qe ka bere qe te kemi nje situate jo vetem nen kontroll por edhe cilesisht shume me te favorshme me te mire ne shperndarjen e ndihmave ne pergjigjet ndaj rasteve urgjente ne kontrollin e plote te situates - tha Berisha.
Me tej Kryeministri falenderoi edhe njesite e Forcave te Armatosura te Policise se Shtetit punonjesit e rezervave te shtetit per menyren dinjitoze me te cilen jane perballur deri me sot me kete situate kritike.
Ne vijim Berisha vuri ne dukje faktin se keto dite eshte shprehur nje shkalle e jashtezakonshme solidariteti per Shkodren dhe zonat e permbytura perreth saj.
Pra jane nje seri shtetesh Turqia Greqia ekia Italia dhe disa rajone te saj si Toskana dhe Puglia eshte Sllovenia Austria Oxfami i Britanise se Madhe Kosova Kryqi i Kuq spanjoll si dhe vende te tjera qe kane ofruar ndihma te konsiderueshme. Ne krye te tyre qendron ndihma bujare e Republikes se Kosoves me 1 milione euro dhe me nje njesi te shkelqyer te Forcave te Sigurise se Kosoves qe po operojne se bashku me forcat tona me nje eficence te madhe. Ne u jemi shume mirenjohes ketyre vendeve per ndihmen bujare qe kane ofruar. Ndihme kane ofruar edhe disa komuna te Kosoves Gjakova dhe komuna te tjera te cilave u shprehin mirenjohjen me te thelle - tha kryeministri.
Ai theksoi edhe se nje solidaritet i madh ekziston brenda vendit. Fondacione organizata shoqata biznesmene kane sjelle dhe vazhdojne te sjellin me dhjetera tone furnizime per Shkodren dhe zonat e permbytura.
e.r/NOA