Fakte, jo fjalë

Shefi i EULEX’it, Yves de Kermabon ka thënë se janë duke u bërë hetime të dosjeve të vështira, derisa e ka lënë të hapur mundësinë e arrestimeve të zyrtarëve të lartë shtetërorë nëse gjenden fakte për korrupsion.
Në një intervistë për Kosovapress, Kermabon ka dhënë sinjale se askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe ka premtuar se krimi dhe korrupsioni do të luftohet me fakte, e jo me thashetheme.
“Jemi në proces të hetimeve. Jemi në proces të përpjekjeve për t’i zgjidhur këto çështje dhe lëndë të vështira. Kjo punë nuk mund të bëhet shpejt dhe për këtë nevojitet që gjërat të bëhen në mënyrë të kujdesshme, të ngadalshme, profesionale”, ka thënë Kermabon.
“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Kjo duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë. EULEX’i është këtu për të bërë drejtësi, e jo të merret me spekulime e thashetheme. Drejtësia nuk bëhet me thashetheme, por me fakte, dëshmi dhe dëshmitarë”, ka shtuar ai.
I pyetur për mundësinë e arrestimit të zyrtarëve të lartë shtetërorë, Kermabon nuk e ka mohuar një gjë të tillë, por këtë e ka lënë në duar të drejtësisë.
“Mbase e kuptoni shumë mirë se nuk mund të jap informacione konfidenciale për ndonjë hetim, i cili mbase është duke u bërë. Është detyrë e drejtësisë dhe unë nuk ndërhyj në këto procese”, ka thënë ai.
Ky zyrtar i BE’së thotë se krimin dhe korrupsionin janë duke e hetuar së bashku me institucionet e Kosovës, me ekspertët më të mirë në fushat përkatëse. Në këtë drejtim ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve që të edukohen në luftë kundër korrupsionit.
“Sa herë që kemi ndonjë dosje, dëshmi për korrupsionin, duhet të jeni të sigurt se do t’i hetojmë ato dhe bashkë me institucionet e Kosovës, bashkë me drejtësinë dhe Policinë e Kosovës do të bëjmë atë që duhet për të luftuar korrupsionin”.
Si shembull të mirë të Qeverisë, Kermabon e ka cilësuar krijimin e Taskë–Forcës për luftimin e korrupsionit, ku do të marrin pjesë prokurorë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Yves de Kermabon ka folur edhe për raportet e organizatave vendore dhe ndërkombëtare që alarmojmë për shtimin e korrupsionit në Kosovë.
“Si konkluzion i këtyre raporteve ne duhet të bëjmë çmos që të forcojmë luftën tonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
Ai ka thënë se problemet në Veri janë politike dhe ka premtuar se shumë shpejt gjykatësit vendorë dhe ndërkombëtarë do të punojnë në zgjidhjen e lëndëve për atë pjesë të Kosovës.
Kermabon ka mohuar se EULEX’i është duke bërë gjykime politike, duke përfshirë edhe rastrin e Albin Kurtit.
“Unë dua të them këtu edhe një herë se drejtësia nuk është politikë. Nuk kemi ardhur të bëjmë gjykime politike”, ka shtuar ai.
Ky zyrtar i EULEX’it nuk e ka mohuar mundësinë e përfshirjes në Strategjinë e Qeverisë për Veriun, por ka thënë se edhe në atë pjesë rendi dhe ligji do të funksionojnë.
“Ne duhet të merremi vetëm me rendin dhe ligjin. Nga fillimi, unë gjithmonë kam sqaruar se politika e EULEX’it për Veriun është politikë ose program hap pas hapi, që do të fillojmë të zbatojmë gradualisht një sqarim me qytetarët dhe t’u ofrojmë atyre rend dhe ligj”, ka thënë Kermabo, i cili ka shprehur gatishmëri për të vazhduar të jetë në Shef i EULEX’it pas përfundimit të mandatit.