E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luga Bosh e Lulzim Bashes


Basha per nenat
Lulzim Basha ne nje takim me grate e vajzat e forumeve te Partise Demokratike premtoi se do tua beje me te lehte jeten nenave sidomos kryefamiljareve. Ai tha se ka nje platforme qe perfshin hapjen e kopshteve verore stimuj per punesimin e tyre dhe lehtesim per marredheniet e grave ne pune.
Vlen ti kujtojme ish-Ministrit Basha qe kopshtet nuk varen nga Bashkia por nga drejtoria arsimore qe eshte strukture e Ministrise se Arsimit. Keto kopshte jane mbyllur me urdher te kolegut te Lulzim Bashes Ministrit te Arsimit Myqerem Tafaj. Keshtu qe jeten e nenave del se e paska veshtiresuar vete qeveria pjese e se ciles ka qene Basha.
Sa i perket Bashkise kjo ka ne dore cerdhet. Dhe ato qendrojne hapur edhe gjate stines se veres nuk mbyllen ne asnje dite te vitit. Kjo fale iniciatives se stafit aktual te Bashkise se Tiranes.

Mashtrimi vijon sa i perket stimulit per punesimin e grave. Duke qene se keto politika jane te natyres fiskale pra me stimuj nenkuptojme lehtesime ne taksa per ata qe punesojne nenat shqiptare atehere dallohet kontradikte e dyfishte ne premtim-mashtrimet e Bashes. Ai premton se do te ule deri ne minimum taksat per te gjithe e kjo nuk le vend per politika sociale ne ndihme te grave e te nenave. Kjo nenkupton gjithashtu te ardhura minimale per Bashkine e cila nuk do te jete me ne gjendje te ofroje as sherbime sociale sic jane cerdhet apo kopshtet e shkollat as stimuj te ndryshem. Pra Basha menjane premton se do te heqe taksat menjane premton sherbime qe rrjedhin pikerisht prej taksave.

Basha per studentet
Lulzim Basha premtoi perpara aktivisteve te FRPD-se se do te pajise cdo student me nje karte qe do te quhet Karta e Studentit. Ai gjithashtu premtoi se do te sjelle 100.000 studente ne Tirane dhe nuk hezitoi te thoshte se cdo i ri shqiptar do te pajiset me diplome. Per te ndihmuar realizimin e ketij premtimi Basha tha se do te ndertonte nje kampus te madh universitar ne Tirane.
Ky premtim deshmon me se miri deshiren per te manipuluar te rinjte nga ana e Lulzim Bashes. Ai premton se do te pajise studentet me Karte Studenti mirepo sic ia thane me te drejte studentet e Fakultetit te Shkencave Sociale kete premtim e ka bere qe ne 2005 Sali Berisha dhe ne 2006 ka leshuar dhe nje VKM per kete pune. Basha po deshmon per mungese te theksuar kreativiteti ai po ben te njejtat mashtrime si shefi i tij duke shpresuar qe studentet e sotem te mos e dine se si jane mashtruar studentet e djeshem. Nese studentet nuk kane karta faji eshte pikerisht i kesaj qeverie qe edhe pse nxjerr VKM dhe shpenzon para eficiencen ne kete rast e ka zero.

Mirepo kjo nuk eshte gjithcka sa i perket studenteve. Te premtosh se do te sjellesh 100.000 studente ne Tirane nenkupton te shkaterrosh perfundimisht cilesine e arsimit. Per te patur 100.000 studente do te duheshin 30.000 pedagoge mesatarja e raportit student/pedagog per te ruajtur nje cilesi te pranueshme te arsimit te larte do te duhej te qe 3/1. Mirepo ne jemi te ndergjegjshem qe nuk i kemi 30.000 persona me kapacitetet intelektuale dhe akademike per te bere pedagogun. Atehere premtimi masovik i Bashes do te thote vetem nje gje rekrutim te pedagogeve aspak te denje sic eshte vepruar deri me tash. E kjo e zhvlefteson diplomen e marre ne Tirane dhe e ben te pamundur tregun e punes per keta studente.

Kur Basha premton se cdo i ri shqiptar do te marre diplome ai nuk i tregon te rinjve se pas kesaj diplome do ta kene te veshtire thuajse te pamundur per te gjetur pune. E ne fakt te rinjve u duhet pune per te ndertuar nje jete dinjitoze e me te ardhura e jo deftere bakalli si ato qe premton Basha.
Lulzim Basha qe ne konceptin e tij te investimit per ngritjen e universitetit ne ndertesa te reja e ne kampuse tregon se nuk e ka seriozisht kete pune. Po ta kishte seriozisht do ta dinte qe nje universitet nuk behet me mure e me ndertesa po me kapacitete njerezore me seriozitet akademik me perzgjedhje cilesore pra jo per te gjithe e me investim ne kerkim shkencor laboratore etj. Si ish-student i mire Basha do te duhet ta dinte kete e natyrisht qe e di. Por ia mirekuptojme nevojen qe ka per te mashtruar.

Basha per te varfrit te papunet te pastrehet e pensionistet
Natyrisht qe Basha nuk eshte kufizuar ne premtimet e veta ai eshte perpjekur te beje per vete kedo madje edhe ata dhjetramijera tiranas qe jane ne kushte te veshtira ekonomike. Ai premton sherbime sociale ashtu sic e kerkon situata ashtu sic ka ne shume vende te botes. Mirepo si do te mberrije Basha te ofroje sherbime te lira per te varfrit e per pensionistet si do te ofroje strehe per ata qe nuk kane shtepi si do tua lehtesoje jeten te papuneve
Basha premton se do te hape dhjetra mijera vende pune e megjithate ne e dime se kudo ne bote edhe ne vendet me te zhvilluara punesimi asnjehere nuk i zgjidh problemet sociale e per kete arsye shteti nderhyn duke ndihmuar grupet ne nevoje. Ne rastin e Bashes qe kandidon si kryebashkiak do te duhet te nderhynte Bashkia qe taksat e grumbulluara do ti shpenzonte ne te mire te te varferve. Sherbimet sociale te Bashkise do te mbuloheshin pikerisht nga keto taksa. Mirepo Luli ka premtuar qe taksat do ti ule 3 deri 5 here. Pra nderkohe qe thote se do te rrise sherbimet sociale nga ana sasiore e cilesore pra do te shpenzoje me shume per to Basha premton uljen e taksave. Nje fillestar i ekonomise do ta kuptonte ligesine e ketij mashtrimi. Me uljen e taksave Basha shkaterron nje here e mire mundesine e ofrimit te cfaredo sherbimi social per shtresat ne nevoje te ketij qyteti te madh.

Basha dhe hipotekimet
Basha premton se hipotekimi i apartamenteve ne Tirane do te zhbllokoje 800 milione euro kapital qe aktualisht eshte i ngrire. Ky kapital i zhbllokuar theksoi Basha do te perdoret nga pronaret e apartamenteve per qellime investuese.
Vete Basha thote se numri i apartamenteve te pahipotekuara eshte 60000. Zoti Basha premtoi se keto apartamenteve do te hipotekohen brenda 6 mujorit te pare. I bie qe do te hipotekohen 10.000 apartamente ne muaj ose 350 apartamente ne dite. Mirepo fatkeqesisht hipotekimi i nje apartamenti te vetem nuk mund te behet dot brenda dites por kerkon minimalisht nje jave e kerkon punesimin e se paku 3 vetave vetem per verifikim e pergatitje dokumentash. Qe Basha te mbante premtimin e tij kohor do ti duhej te punesonte nje skuader me 7.500 persona. Kjo eshte e pamundur sepse Bashkia e Bashes nuk do te kete te ardhura te tilla nga taksat per te punesuar kaq shume njerez. Megjithate hipotekimi eshte nje mashtrim i radhes te gjithe e dine qe kete gje e ka per detyre ALUIZNI e jo pushteti lokal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›