E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtrimet elektorale me taksat

Duke qene per disa muaj jashte vendit fushaten aktuale te zgjedhjeve vendore e kam ndjekur vetem nepermjet internetit pa intensitetin e shumefishte qe ndiqet ne Shqiperi. Kam lexuar artikujt e shtypit te perditshem qe duken krejt te njellojta kudo por nje video publicitet i kandidatit te pozites ne pushtet me disa cudira fiskale me shtyu te shkruaja keto radhe. Duke qene pedagog prej shume vitesh ne fushen fiskale e ndjej per detyrim profesional te parashtroj mendimin tim duke tentuar te konsultohem edhe me shume studime te fushes ekonomike dhe fiskale. Dy jane ceshtjet kryesore fiskale qe jane me imediate per tu diskutuar. E para ka te beje me premtimet elektorale te kandidatit Basha per ulje taksash dhe normalizim cmimesh dhe e dyta ka te beje me ate qe nuk eshte premtuar askund por po ndodh muaj pas muaji rritja e kostove dhe e detyrimeve tatimore nga qeveria qendrore per shume grupe biznesi.
Le ti shqyrtojme keto dy ceshtje me radhe

Taksat lokale manipulimi qe perpiqet te beje Lulzim Basha
Sic paraqitej ne publicitetin politik te kandidatit perkates Bashkia e Tiranes qenkerka pergjegjese per cmimet e larta dhe nje nga arsyet kryesore jane taksat e larta lokale. Duke rremuar neper gazetat pro qeveritare lexoj qe cmimi i bukes ne qender te Tiranes eshte me i larte se ne Bashkine e Kamzes dhe kjo vjen si pasoje e faktit qe Bashkia e Tiranes ka taksa me te larta ndaj simotres ne Kamez. Kjo thenie eshte kryekeput nje manipulim elektoral dhe nuk ka asnje baze teorike ne ekonomi apo ne financa publike qe ta mbeshtese. Ne qender te Tiranes cdo investim eshte me i shtrenjte cdo qera eshte me e larte cdo mall apo sherbim ofrohet me me shume cilesi se ne periferi dhe per pasoje gjithmone do kete cmim me te larte ashtu sic ndodh kudo qe cdo metropol te botes sic ndodh ne Manhattan Londer apo Shkup ndaj periferive perkatese. mimet e mallrave dhe te sherbimeve varen drejtperdrejt nga tatimet qe vendos qeveria mbi to ndersa taksat lokale nuk kane lidhje me mallrat dhe nuk reflektohen ne faturat e perditshme te nje biznesi. Per te qene teresisht korrekt me informacionin e mundshem kam kerkuar per disa dite per referenca te tilla ne nje nga bibliotekat me prestigjoze ne bote dhe askund deri me tash ne asnje nga mijera dhe miliona fushata per zgjedhje vendore ne te gjithe boten nuk eshte perdorur ky argument per te krahasuar cmimet e mallrave me taksa te vendosura ne nivel lokal. Nuk eshte perdorur kjo logjike sepse ky argument hipokrit nuk ekziston. Nuk besoj te jete padituri e kandidatit ne fjale dhe te keshilltareve te tij. Nuk besoj se ne te gjitha takimet me grupe interesi nuk paska dale dikush qe ti tregoje nje te vertete kaq te thjeshte nga ekonomia dhe mekanizmi i cmimeve. Nuk dua ta besoj qe edhe ne takime me ekonomiste apo pedagoge te profilit intelektuale te pushtetit nuk ka dale dikush qe ta informoje per kete diletantizem ekonomik. E duke shpresuar se diku ne ato mbledhje dikush ka dale mbi servilizmin politik duke treguar hapur se po abuzon me premtimet e tij ekonomike atehere bindemi te gjithe qe ky eshte thjesht nje manipulim elektoral per te perfituar vota duke iu shmangur ballafaqimit te ketyre premtimeve te rreme ne diskutime te hapura per te gjithe.

Edhe vazhdimi i premtimit per normalizim te cmimeve eshte nje tjeter cudi e kesaj fushate dhe nje tjeter argument i rrejshem qe nuk ka asnje baze krahasuese askund ne bote. Patjeter qe ekzistojne agjenci te mbrojtjes se konsumatorit edhe ne nivel lokal qe merren me probleme qe konsumatoret mund te kene ne cilesi peshe marketing abuziv shitje e papershtatshme e mallrave por nuk mund te kete askund ne bote agjenci qe do te kene si mision kryesor thenien citoj do te godas fort kedo qe spekullon me cmimet. mimet e mallrave varen nga tregu dhe Tatimi mbi Vleren e Shtuar dhe Akciza qe vendos qeveria qendrore. Perderisa deri me tash qeveria nuk ka ndermarre asnje politike publike per favorizimin tatimor te ushqimeve atehere nuk ka asnje mekanizem lokal qe mund te kete sadopak ndikim ne to. Rritja e cmimeve apo inflacioni nuk eshte aspak ne ndikimin e qeverisjeve vendore dhe per pasoje dhe ky aspekt eshte thjesht nje manipulim i ceket elektoral.

Diku tjeter ish-Ministri i Brendshem flet per heqje taksash gjelberimi apo ulje me tre here te takses se pastrimit dhe nuk gjejme asnje prononcim sado te shkurter se ku do gjeneroje te ardhura shtese per te mbuluar keto reduktime apo per te na treguar se cilet sherbime publike do te shkurtohen nga pakesimi i ketyre fondeve. Po ashtu asnje fjale per decentralizimin fiskal ku ne fakt mund te fillonte te bente dicka qe nga froni i Ministrise se Brendshme. Asnje shifer per parashikimet e buxhetit te Bashkise thjesht te njejtat fjali te permendura me lart e te perseritura me dhjetra here ne cdo takim dhe te shkruara shumefish perdite ne gazetat shqiptare.

Tatimet e qeverise problemi i vertete
Qeveria vazhdimisht ka bere ndryshime ne legjislacionin tatimor qe e zbehin kapacitetin e Bashkive te medha per te mbledhur te ardhura fiskale. Ndryshimet e herepashershme kane synuar qe pjesa me e rendesishme e bizneseve te vogla te mos konsiderohen me te tilla dhe per pasoje ti paguajne detyrimet tatimore vetem ne pushtetin qendror. Keto biznese tashme deklarojne dhe tatimin mbi vleren e shtuar dhe detyrimet e tyre tatimore jane shumefishuar. Te gjithe keto ndryshime kane ndodhur ne kurriz te decentralizimit fiskal dhe nuk jane mbuluar me fonde apo burime shtese per Bashkite nga Ministria e Financave.

Nga ana tjeter Qeveria dhe me qartazi Ministria e Financave vazhdon te punoje nen rrogoz per te rritur tatimet kryesore qe mbajne buxhetin e shtetit. Sa here qe ne debatin publik ka ceshtje te tjera me te rendesishme per te diskutuar Financat miratojne nxitimthi ndryshime ligjore me pasoja te renda per biznesin. Ndryshimi i fundit i propozuar qe po kalon thuajse heshturazi nen zhurmen e fushates elektorale te pushtetit vendor eshte rritja e tatimit mbi fitimit nga 20 deri 30 perqind bazuar ne te ashtuquajturin rentabilitet me te madh te kompanive me te medha por qe zakonisht sherben vetem si karrem per ta shtrire me pas ne te gjithe sistemin fiskal. Sistemi aktual tatimor ne Shqiperi bazohet ne nje shkalle te konsiderueshme ne vleresime tatimore qe iniciohen nga vete inspektoret tatimore dhe per pasoje edhe ky ndryshim do te ishte nje mekanizem me shume per te diferencuar bizneset ne varesi te gjykimit subjektiv qe ka administrata tatimore. Edhe ky eshte nje vendim i shpikur ne mes te vitit dhe per te cilen qeverisja nuk ka pasur asnje rresht te shkruar ne programet elektorale apo Strategjine Kombetare per Zhvillim dhe Integrim.

Po ashtu disa ndryshime te kryera pak kohe me pare ne ligjin e akcizes qe synojne te favorizojne nje kompani qe vetem do u shtoje kostot biznesit shqiptar jane ne vazhden e nismave thuajse te fshehta te Ministrise se Financave qe here pas here shton barren fiskale pa kaluar ne nje proces normal te diskutimit publik. Per fat te mire Presidenti i Republikes refuzoi te dekretoje ndryshimet ne ligjin e ri te akcizes duke argumentuar qarte arsyet e drejta te ketij vendimi.
Ndersa akrobacia me e madhe elektorale ishte padiskutim miratimi i amnistise fiskale vetem dy jave perpara zgjedhjeve vendore megjithese kjo amnisti nuk ka te beje thuajse aspak me qeverisjet vendore por eshte thjesht eshte nje vertetim e qarte i paaftesise se sektorit publik per te mbledhur detyrimet e veta.

Ne perfundim mund te themi qe qeverisja qendrore nuk denjon te beje diskutime per tatimet dhe taksat e pushtetit qendror ne fillim viti kur duhet diskutuar paketa fiskale dhe as te diskutoje ceshtjet shume te rendesishme te decentralizimit fiskal. Vendimet e saj duket qe perzgjedhin kohen e duhur per te mos pasur diskutim publik sidomos kur rritin detyrimet tatimore dhe nga ana tjeter per te amplifikuar cdo amnisti apo falje gjate nje fushate elektorale. Sidoqofte ne cdo rast vendimet e Ministrise se Financave kane pasur arsye te mirefillta qofte buxhetore apo per interesa politike e private te bizneseve prane qeveritareve ndersa percapjet e politikave tatimore te kandidatit te ri per Bashkine e Tiranes jane thjesht manipulime elektorale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›