Lugina e Kirit, një perlë turistike
Lugina e Kirit në Shkodër është një nga zonat më të bukura në veri të vendit, e që është kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik, me pushues që vijnë nga të 4 anët e vendit, por edhe me turistë të huaj. Banorët e zonës kërkojnë rritjen e investimeve për këtë zonë, me qëllim rritjen vëmendjes ndaj saj, për shkak të potencialit qe ajo mbart
Ujë kristaltë, pastërti, qetësi dhe ajër i freskët i maleve përreth është ajo që të ofron Lugina e Kirit në fshatin Prekal, vetëm pak km larg qytetit të Shkodrës. Një destinacion i ri turistik, i zbuluar vitet e fundit nga shkodranët, por tashme i frekuentuar edhe nga turistë të huaj të cilët kërkojnë të zbulojnë vende të virgjëra, përmes udhëtimeve aventurore të tyre.
Për banorët e zonës, lugina e Kirit është një nder perlat e qarkut të Shkodrës, plot vlera shëndetësore e bukuri natyrore. Ata thonë se vizitoret janë shtuar në numër vitet e fundit, por investimet duhet të jenë më të mëdha, në mënyrë që kjo zonë te kthehet në një destinacion të rëndësishëm turistik.
Fundjavat mbipopullojnë këtë zonë ku numri më i madh i pushuesve është nga Shkodra. Këta të fundit shijojnë vecanërisht zhytjet në kanionet e krijuara nga vete natyra, duke sfiduar temperaturat e larta të ditëve të verës.
(e.m/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Shkodër, Lugina e Kirit, një perlë turistike