E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, sherri për rrugën, 43-vjecari plagoset me thikë nga fqinji

DURRËS- Sherri për një rrugë ka përfunduar me plagosjen e një personi në fshatin Katund i Ri në Durrës. Ngjarja u shënua rreth orës 10.30 të mëngjesit të sotëm në një lokal të fshatit. Sipas policisë, 43 vjecari Flamur Matranxhiu u qëllua me thikë nga fqinji i tij, 35-vjecari Arjan Pupa, pas një sherri në lokal, për të njëjtën cështje që përbënte konflikt të vazhdueshëm mes dy familjeve.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Durërsit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes. Burime të policisë konfirmojnë se edhe dy muaj më parë kanë shuar një tjetër sherr mes të plagosurit të sotëm dhe babait të autorit të plagosjes. 35- vjecari Pupa ishte kthyer prej disa ditësh nga emigrimi dhe ka vijuar sherrin paraditen e sotme në lokal me 43-vjecarin, cka ka degjeneruar në plagosjen e këtij të fundit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›