E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti për pronën, 2 vëllezër plagosen në Tiranë, 1 tjetër në Durrës

policiaDurrës/Tiranë- Çështjet e pronave vijojnë të kthehen në burim vrasjesh dhe plagosjesh në vendin tonë.

Sot për shkak të një sherri të tillë është plagosur me thikë një person në Durrës, si dhe dy vëllezër me armë zjarri në Tiranë.

Për shkak të një konflikti, shtetasi Arjan Pupa ka qëlluar me thikë Flamur Matranxhiun, duke i shkaktuar atij plagë të rënda në trup.

Ai u dërgua në spital dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë policia është duke vijuar hetimet dhe ka ndaluar autorin.

Ndërkohë pak minuta më pas dy vëllezër u plagosën me armë zjarri në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Ata janë Klaudio dhe Eljon Dema, të cilat u dërguan në Spiatalin Ushtarak dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen zyrtarisht shkaqet dhe autori i ngjarjes, por policia ka nisur hetimet. Mendohet se edhe kjo ngjarje ka ndodhur për motive pronësie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›