Lugina e Preshevës kërkon reciprocitet me serbët e Kosovës

Preshevë, 23 gusht – Partia për Veprim Demokratik ka shprehur kërkesë për reciprocitet të shqiptarëve të Luginës së Preshevës me serbët e Kosovës.
“Kërkesat për reciprocitet në zgjidhjen e çështjeve të serbëve në Kosovë dhe të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, përveç në kontekstin politik duhet të shtrohen patjetër edhe në dimensionin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave nacionale”, thuhet në një kumtesë të PVD-së, lëshuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të saj si parti e parë shqiptare në Luginë të Preshevës, raporton Koha Ditore. “Në zgjidhjen e çështjes së pakicave në hapësirat e ish-Jugosllavisë duhet të aplikohen kritere unike dhe çdo qasje selektive në zgjidhjen e kësaj problematike mund të jetë burim i destabilizimeve të reja”.
Në këtë drejtim, kjo parti vlerëson se është e domosdoshme që nga të gjitha palët e interesuara të pranohet dhe të afirmohet roli i rëndësishëm stabilizues i dokumentit të Ahtisarit, që u vërtetua edhe me Mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Sipas PVD-së, edhe efektet pozitive të këtij dokumenti në mbrojtjen e të drejtave të pakicave në Kosovë dëshmojnë se zgjidhjet e ofruara me këtë model duhet të aplikohen edhe në situata të ngjashme në shtetet e tjera të dala nga ish-Jugosllavia, e në radhë të parë me rastin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Kryesia e PVD-së, ndërkaq, vlerëson se janë të papranueshme kërkesat aktuale për ndarjen e Kosovës.
“Këto kërkesa aventuriste që vijnë nga qarqe anakronike serbe, i dëmtojnë rëndë në radhë të parë interesat vitale të serbëve në Kosovë, por rrezikojnë të destabilizojnë situatën në rajon, e në radhë të parë në Luginë të Preshevës”, thuhet në komunikatën e PVD-së, të nënshkruar nga Riza Halimi, kryetar.
Sipas PVD-së, në bisedat e paralajmëruara në mes të përfaqësuesve të Qeverisë së Prishtinës dhe asaj të Beogradit, përveç problemeve praktike të serbëve në Kosovë do të duhej të shqyrtoheshin dhe të zgjidheshin edhe problemet jetësore të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Në këtë kumtesë, PVD-ja, po ashtu, ka mbështetur formimin Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës, i cili po i bën përgatitjet përfundimtare për zgjedhjen e të gjitha organeve të parapara me statut, në të cilat do të përfshihen profesionistë të arsimit, të kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe të shkrimit.