Parlamenti i Maqedonisë nuk ka plotësuar asnjë nga detyrat e caktuara të KE-së

Shkup, 22 gusht - Deputetet në Maqedoni kanë afat prej dy muajve të rikthejnë përshtypjen e mirë në sytë e Brukselit, sepse në tetor do të publikohet raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë për vitin 2010.
Për të qenë situata më serioze, deri më tani nuk është plotësuar asnjëra nga 3 detyrat e përcaktuara nga Komisioni Evropian. Nuk është miratuar ende Rregullorja për punën e Parlamentit si pasojë e bllokimit të dialogut mes deputetëve, me incidentin e 1 korrikut doli në pah moszbatimi i ligjit për Parlament kurse Instituti parlamentar ende nuk funksionon. Situatë kaotike ka sunduar në shtëpinë ligjdhënëse me inicimin e interpelacioneve të pasuksesshme, punë të bllokuar të Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive ndërsa BE ka kritikuar miratimin e ligjit për antidiskriminim dhe ligjin për ujrat. Para pushimeve Qeveria dhe opozita u morën vesh për formimin e komisionit anketues që do ta hulumtojë incidentin e 1 korrikut por jo për komisionin parlamentar që do t’i kontrollojë raportet e Entit shtetëror për revizion.
”Vjeshta do të jetë dinamike me fronte të hapura mes partive”, shprehet analisti politik Nano Ruzhin, por nuk shpreson në ndonjë ndryshim drastik. “Opozita pas pushimeve do të jetë më kryefortë dhe do të insistojë më shumë që Qeveria të lëshon pe për miratimin e disa ligjeve. Mirëpo nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim historik sepse Qeveria më shumë anon nga interesat e veta se sa për agjendën evropiane të vendit“, u shpreh Ruzhin
Analisti politik, Mersel Bilalli, vlerëson se në kuadër të kushteve aktuale të krijuara nga sistemi që nuk respekton standardet demokratike, nuk mund të ekzistojë dialogu politik.
”Ndajmë fatin apo fatkeqësinë e komplet të sistemit jofunksional i cili është i mbyllur dhe nuk përfill standardet elementare të demokracisë. është shumë vështirë të kemi funksionim ligjor dhe kushtetues të institucioneve por realisht kemi funksionim partiak, të gjitha segmentet tjera dalin nga kjo bazë dhe në kuadër të këtyre kushteve është absurde të kemi dialog politik apo etnik ose kulturor”, ka thënë Bilalli.
Safet Neziri, deputet i BDI-së ka apeluar për konsensus të përbashkët nga pozita dhe opozita që në muajt e ardhshëm të arrihen marrëveshjet me sukses.
Nga ana tjetër, deputetja opozitare e DR-së, Flora Kadriu, vlerësoi se komisioni anketues nuk do të përmirësojë imazhin e krijuar nga incidenti.
”DR konsideron se ngjarjet e fundit, posaçërisht incidenti i cili ka dëmtuar imazhin e zbehtë të Maqedonisë do të reflektohet negativisht në raportin e ri të KE-së i cili tashmë është duke u përgatitur. çfarëdo që të ndërmerret në këtë drejtim si që është komisioni anketues nuk do të përmirësojë imazhin e krijuar nga incidenti”, potencoi Kadriu.
Deputetja e partisë në pushtet VMRO DPMNE, Sillvana Boneva është e bindur se pas pushimeve të gjithë përfaqësuesit parlamentar do të mbledhin fuqitë dhe do të punojnë për përmirësimin e dialogut politik.
”Jam e bindur se pas kthimit nga pushimi të gjithë partitë do të punojnë për plotësimin e agjendës evropiane. Raporti i fundit nga mbledhja e Këshillit për stabilizim dhe asociim paraqet një motivim të fuqishëm për të vazhduar me komunikimin e ndërsjellë dhe përmirësimin e dialogut politik”, tha deputetja Boneva.
Për të rikthyer besimin e KE-së ndaj Parlamentit të Maqedonisë, është e nevojshme të mbisundojë vullneti politik tek shumica parlamentare. Kështu është shprehur deputetja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska njëherit dhe ish zëvendës kryeministre për euro-integrime.
”Nëse ekziston dëshira, ekziston mundësia për sukses. Nëse shumica parlamentare në rend të parë i vendos interesat e Maqedonisë dhe e përmbush premtimin për miratimin e rregullores së parlamentit atëherë do të përmirësohet dialogu politik me këtë dhe do të rikthehet besimi i Brukselit ndaj pushtetit ekzekutiv”, deklaroi Sheqerinska.