Zjarri në ishullin grek Evia jashtë kontrollit

Athinë, 23 gusht - Vazhdon të digjet edhe mëngjesin e sotëm, për të dytën ditë me radhë, rajoni i Karystos në ishullin e Evias në verilindje të Athinës. Ndërkohë që një person u gjet i pajetë në lokalitetin e Rodakinos në ishullin e Kretës, ndoshta i asfiksuar nga tymi i një tjetër zjarri, që tashmë është vënë nën kontroll por që gati e shkatërroi plotësisht plazhin e famshëm të palmave në Preveli, raporton BalkanWeb.
Zjarri, që autoritetet dyshojnë se është vënë nga dora e njeriut, ka vazhduar për gjatë gjithë natës, i ndihmuar edhe nga erërat e mëdha, të shkatërrojë zonën e pyllëzuar në pjesën jugore të Evias, duke marrë me vete edhe tetë shtëpi por fatmirësisht pa shkaktuar asnjë viktimë.
Mëngjesin e sotëm fal pakësimit të erërave u bë e mundur ndërhyrja edhe nga ajri.
Për shkak të rrezikut të madh për zjarre, për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, autoritetet e kanë ndaluar ose limituar trafikun në parqet kombëtare, pyjet dhe zonat e tjera delikate të vendit, nga rajoni i Atikës, me kryeqendër Athinën, deri në Korinth dhe në ishujt e Kretës, Lesbos, Samos, Kios dhe në të gjithë rajonin e Erbos.