E Diel, 1 Nëntor 2026

Lugina e Preshevës, rikonfirmohen partitë shqiptare – Beogradi s’ia del të manipulojë Bujanocin

07-05-2012 / Gazeta 55

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë zgjedhur drejtuesit vendorë, ndërsa kanë bojkotuar zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Luginën e Preshevës në Serbi, nxjerrin fituese partitë shqiptare. Në bazë të të dhënave, partitë shqiptare kanë arritur të dominojnë ndjeshëm ndaj subjekteve politike serbe. Gjatë numërimit të votave të hedhura gjatë ditës së djeshme, rezulton se në Bujanoc Partia Demokratike (PD) ka marrë është në avantazh dhe ndiqet nga Partia për Veprim Demokratik, më pas vjen Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar. 

Pavarësisht problemeve të vogla me listat e zgjedhësve ku emrat nuk ishin renditur sipas alfabetit dhe anëtarë të së njëjtës familje ishin shpërndarë në qendra të ndryshme votimi, banorët e Luginës së Preshevës kanë vendosur të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokalë. 

Ndërkohë që kanë bojkotuar zgjedhjet presidenciale serbe dhe ato parlamentare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›