E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqyrtimi i dosjeve të pronave, Halimi: Brenda një viti, vlera e kompensimit sipas standardeve

07-05-2012 / Gazeta 55

Sot në komisionin parlamentar të ligjeve


Ministria e Drejtësisë parashikon shqyrtimin total të 6500 dosjeve të ish pronareve që gjenden në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave brenda një vit e gjysmë. Komisioni i Ligjeve miratoi me votat e mazhorancës, ndryshimet në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave, së bashku me amendamentet e kërkuara nga deputeti Enkelejd Alibeaj. Në ndryshime përfshihet edhe propozimi i ministrisë së linjës, për shtyrjen e e afatit të funksionimit të Agjencisë, deri në prill të vitit 2014. I pranishëm, në komision ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi deklaroi se strategjia e re, që pritet të hartohet do të japë zgjidhje në mënyrën e duhur për subjektet e ish pronësuara. Sipas ministrit Halimi, vlera e kompensimit do të jetë sipas standardeve kombëtare, që bazohen në tre komponentë përbërës së pronës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›