Lugovoi, njeriu qe mban Mosken e Londren ne tension
Në vitin 2006, Aleksandër Litvinenko vdiq, pasi piu një çaj të helmuar në një hotel të Londrës. Sipas hetimeve të policisë britanike, gjurmët për autorin e krimit të çonin tek Andrei Lugovoi, një ish-oficer i KGB-së në Moskë. Të gjitha tentativat për ta ekstraduar rusin dështuan, duke e futur marrëdhënien e Rusisë me Britaninë e Madhe në krizën më të ashpër që nga koha e Luftës së Ftohtë...
Pjesa më e madhe e njerëzve e njohin si njeriu që mendohet të ketë helmuar disidentin rus në Britani, Aleksandër Litvinenkon, duke i hedhur polonium radioaktiv në çaj. Vetë Andrei Lugovoi, thotë se atij nuk i vjen ndërmend të ketë porositur çaj gjatë takimit me Litvinenkon më 1 nëntor të vitit 2006: "Më kujtohet se porosita uiski apo xhin", thotë Andrei. Tani, 18 muaj pas atij takimi, pasoja e të cilit futi në një sherr të madh dy vende, Rusia dhe Britania e Madhe ndodhen ende në një mosmarrëveshje të pazgjidhur diplomatike. Sipas medias britanike Lugovoi, ish- agjenti i KGB-së është përgjegjësi kryesor për këtë "luftë" mes Moskës dhe Londrës. Prokurorët britanikë janë të bindur se vrasësi i Litvinenkos ishte Lugovoi. Në maj të vitit 2007, akuza mori formë zyrtare. Megjithatë, ish-presidenti i atëhershëm i Rusisë, Vladimir Putin, bëri të gjitha përpjekjet për të ndaluar ekstradimin e ish-oficerit të KGB-së, duke nxjerrë si pretekst Kushtetutën ruse dhe duke nxitur një krizë diplomatike që u pasua nga përzënia e katër diplomatëve rusë dhe britanikë nga ambasadat përkatëse në Londër dhe Moskë. Që nga ajo kohë, kriza e tipit "luftë e ftohtë" ende nuk është zgjidhur. Në janar, Rusia mbylli zyrën e "British Council" në Shën Peterburg, duke e cilësuar atë si një "çerdhe spiunësh". Së fundi marrëdhëniet janë përmirësuar disi, por Lugovoi vazhdon të mbetet një "gjemb" që dhemb. Ditën ai e kalon në zyrën e tij në hotelin moskovit "Radisson". Edhe sot e kësaj dite vazhdon të thotë se nuk është ai autori i vrasjes së Litvinenkos dhe se takimi i tyre ishte thjesht një kurth për ta faksuar atë më pas për diçka që nuk e kishte bërë. "Unë jam viktima e vërtetë e atij kurthi", thotë ish-oficeri i KGB-së. Për sa i përket mendimit që ka për Litvinenkon, ai e mohon faktin që i ndjeri ishte një disident. "Nuk ishte një disident, nuk ishte shkrimtar. Unë mendoj se ai ishte një rus në shërbim të britanikëve". Lugovoi të çudit me qetësinë e tij, edhe pse është i akuzuar për vrasje. Është karizmatik, buzëqeshur, me humor të mirë. Ka një pamje që më shumë e tregon për britanik, se sa për rus. Madje më shumë i përafrohet një James Bondi se një ish-oficeri të "kampit armik", pra KGB-së. Në një intervistë për një gazetë britanike ai madje, pavarësisht se kërkohet nga Britania e Madhe për krime, shfaqet si një anglofil i vërtetë. Ai thotë se i pëlqejnë shumë gjëra britanike si pijet, futbolli, librat. Për sa i përket ngjarjes më të rëndësishme të jetës së tij, ai pretendon se udhëtimi i tij në Londër, në vitin 2006 nuk kishte për qëllim vrasjen e Litvinenkos, por të shihte skuadrën ruse të futbollit "CSKA Moscow" në ndeshjen kundër Arsenalit. Sipas pretendimit të tij, ai me Litvinenkon kishin rënë fillimisht dakord që të takoheshin më 2 nëntor në zyrën e një kompanie private sigurimesh. Mëngjesin e 1 nëntorit, Litvinenko i telefonoi, duke i kërkuar që takimin ta linin atë ditë. Të dy vendosën që të takoheshin në hotelin "Millenium", ku Litvinenko ndodhej me të shoqen dhe fëmijët, si dhe me partnerin e tij të biznesit, Dimitri Kovtun. "Dimitri dhe unë mbërritëm, dhe pasi u ulëm porositëm diçka në bar. Unë nuk mbaj mend të kem porositur çaj. Më kujtohet vetëm se porosita pije alkoolike. Litvinenko ishte shumë i acaruar dhe më pas erdhi edhe partneri i tij, sipas të cilit Litvinenko ishte disi i pirë, por kjo ishte e çuditshme, pasi Litvinenko nuk pinte kurrë", rrëfen Lugovoi. Sipas tij, takimi përfundoi shumë shpejt, pasi pas 20 minutash në tryezë vjen e bija dhe i biri i ish-oficerit të KGB-së. Të nesërmen, Litvinenko e anulon takimin e radhës, duke u shfajësuar se ishte i sëmurë dhe nuk ndihej mirë. Po sipas rusit, ai me Litvinenkon pati edhe dy telefonata, para se më datë 23 nëntor të mësonte për vdekjen e tij. Ky është versioni i ngjarjeve që Lugovoi ka paraqitur që nga momenti i parë kur mbi të ranë akuzat e vrasjes. Është i njëjti rrëfim që i bëri hetuesve britanikë dhe i njëjti rrëfim që ka bërë në të gjitha intervistat që ka dhënë për shtypin që nga koha e ngjarjeve. Megjithatë, hetuesit britanikë vazhdojnë të kërkojnë me këmbëngulje ekstradimin e tij. Gjurma e poloniumit që ata gjetën në filxhanin e çajit të Litvinenkos u shfaq pas të gjitha gjurmëve që la në Londër Lugovoi: në hotel, veshje e madje edhe në karrigen e avionit që e ktheu atë në Moskë. Sipas variantit të hetuesve, Litvinenko gjerbi vetëm një sasi të vogël të çajit të helmuar, pasi nëse do ta kishte pirë të gjithë, do të kishte vdekur brenda pak orësh, dhe si pasojë shkaqet vdekjes do të kishin mbetur një mister. Do të ishte një krim i përsosur. Për sa i përket Lugovoit, ai ngul këmbë që poloniumi vinte jo nga ai, por nga vetë Litvinenko, një ish-anëtar i shërbimeve e sekrete ruse, atyre që pasuan KGB-në e që quhen FSB (Shërbimi Federal i Sigurisë). Kohët e fundit, pretendimi i Lugovoit se ai ishte viktima në të gjithë këtë histori ka nisur të fitojë pak besueshmëri. Në disa artikuj të shtypit amerikan, del se prova e britanikëve për fajësimin e Lugovoit nuk ishte shumë bindëse dhe se për sa i përket Litvinenkos ai thuhet se ishte një shpërndarës ndërkombëtar poloniumi. Pavarësisht të gjitha hetimeve të pakta janë gjasat që provat dhe faktet kundër Lugovoit do të paraqiten ndonjëherë në gjykatë. Të gjitha përpjekjet e diplomatëve britanikë dhe hetuesve rusë për ta sjellë ish-oficerin e KGB-së në Britani deri tani janë të pashpresa. Madje, qeveria e Gordon Braunit synon që ta anashkalojë një çështje të tillë kur është fjala për marrëdhëniet me Rusinë, të cilat u acaruan shumë. Me ardhjen e Presidentit të ri rus, shpresohet një përmirësim i mundshëm i tyre. Por në atdheun e tij, Lugovoi u mundua që të përfitonte sa më shumë nga statusi i të qenit në qendër të vëmendjes së një çështjeje kaq të rëndësishme e delikate. Ai përfitoi nga rasti për të ndërtuar një karrierë politike. Në zgjedhjet e përgjithshme të dhjetorit të kaluar në Rusi u bë deputet për liberal demokratët, një grupim ultranacionalist pro Kremlinit. E ndërsa shumë gjëra kanë ndryshuar, ai vazhdon t‘i përmbahet një qëndrimi të vjetër, që Britania e Madhe dhe Rusia janë të destinuara të jenë armike të përjetshme. Sipas tij, Anglia ka pasur në të shkuarën një perandori të madhe dhe si pasojë nuk mund të respektohet një vend që dikur kishte në pronësi gjysmën e botës. Veç kësaj, sipas tij, Britania është një vend që krijon vazhdimisht probleme për Rusinë. Kjo antipati, sipas tij, shtrihet hershëm në kohë, të paktën në kohën e Luftës së Krimesë, kur britanikët provokuan Rusinë, duke u dalë për krah turqve. Sipas tij, edhe Mbreti George V nuk i dha mbështetjen që i takonte kushërinjve dhe monarkëve të fundit rusë, Romanovëve me në krye Nikollën II, familja e të cilit u pushkatua barbarisht nga bolshevikët. Një tjetër argument që sjell Lugovoi është edhe sjellja e Çurçillit, i cili dështoi të hapte një front të dytë kundër nazistëve para vitit 1944. "Për britanikët ishte me përfitim që të shihnin gjermanët teksa shkonin në thellësi të territorit sovjetik", thotë Lugovoi. Për sa i përket shprishjes së ish-Bashkimit Sovjetik, ai thotë se personalisht nuk e ka mbështetur kurrë komunizmin, por shpërbërja e gjigandit ishte një "tragjedi". Si shumë rekrutë të KGB-së, Lugovoi vjen nga një familje ushtarake. Një nga gjyshërit e tij luftoi në konfliktin ruso-japonez në vitin 1904, ndërsa i ati ka shërbyer 35 vjet si kolonel, ndërkohë që i vëllai punoi për vite të tëra në një nëndetëse bërthamore ruse. Ai lindi në vitin 1966 në Baku të Azerbajxhanit dhe u arsimua në shkollat elitë të ushtrisë ruse. Në vitin 1997, së bashku me një mikun e tij, iu bashkëngjitën KGB-së, departamentit të nëntë të saj që merrej me sigurimin e jetës së zyrtarëve të lartë. Po përse zgjodhi KGB-në? "Ishin ata që më ftuan të bëhesha pjesë e tyre. Çdo oficer normal sovjetik do ta konsideronte në atë kohë një ftesë të tillë si një nder i veçantë që i bëhej, pasi do të thoshte se ishe i aftë dhe i besuar njëherazi për pushtetin", thotë Lugovoi. Ai mohon të ketë spiunuar ndonjëherë, duke thënë se detyra e tij ishte vetëm ruajtja dhe se një ndër detyrat kryesore ishte edhe trajnimi i rekrutëve të rinj që të kryenin detyrat ceremoniale jashtë Kremlinit. Në vitin 1991, ai u bë pjesë e Shërbimit Federal të Mbrojtjes që mbulonte ruajtjen e politikanëve të rinj të vendit duke filluar nga Boris Jelcini, ish-presidenti i asaj kohe dhe Kryeministri i tij, Jegor Gajdar. Në pozicionin e deputetit të Dumës (Parlamenti rus) Lugovoi gëzon imunitet nga çdo lloj hetimi dhe në njëfarë mënyre ndihet i mbrojtur, por jo se kur nuk e kishte një imunitet të tillë, rrezikonte që forcat speciale ruse ta dërgonin me pranga në Londër. Po çfarë mendimi ka për momentet që jeton dhe për detyrën si politikan? "Ende nuk e kam mbledhur veten nga të gjitha zhvillimet e vrullshme që më ndodhën në jetë vitet e fundit. Ka qenë një periudhë e mbushur me strese, por që po kalon. Kam interes për çështjet e sigurisë dhe kam si synim përmirësimin e kushteve të jetesës së mijëra kuadrove rusë që punojnë në fushën e sigurimit. Për sa i përket kohës së lirë, kur kam mundësi më pëlqen që të fluturoj në Lindjen e Largët Ruse".
Por ndërsa situata edhe pse e acaruar do të qetësohet një ditë, ende nuk është qartësuar se kush ishte urdhëruesi i vrasjes së Litvinenkos dhe cila ishte arsyeja. Për këtë, ndërkohë ka shumë teori. E para, që Putin ishte urdhëruesi i vrasjes së Litvinenkos. E dyta që gjithçka ndodhi pas urdhrit të një klani të fortë ish-oficerësh të KGB-së që ndodhen në Kremlin me qëllimin e vetëm që të provokonin një krizë të re e më të ashpër me Perëndimin për të përgatitur situatën për një mandat të tretë presidencial të Putinit. Një tjetër version është se ai u eliminua nga një grup oficerësh i FSB-së, pasi ishte një vartës i tyre dhe së fundi kishte tradhtuar. Ndërkohë Lugovoi fajëson shërbimet sekrete britanike, mafien gjeorgjiane, terroristët cecenë, madje edhe Toni Blerin. E vërteta është e vështirë të gjendet. Ndoshta do të dalë në dritë ndonjë ditë kur të ketë ndryshime reale në qeverinë ruse.