E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luhatjet e valutes. Euro humb terren perballe dollarit

 Monedha e përbashkët ka nisur të humbasë vlerë ndaj dollarit në tregjet ndërkombëtare si dhe ndaj lekut në tregun vendas. Brenda këtij muaji, një euro po vlerësohet me më pak se një lek, kjo sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. 
Të hënën e parë të këtij muaji, një euro vlerësohej me kursin mesatar prej 142 lekë e 35 qindarka, ndërkohë gjatë së martës, rreth dy javë më pas vlera ishte në 141 lekë e 27 qindarka. Gjatë gjithë majit euro ka regjistruar vetëm rënie të vlerës. 

Ndërkohë, tendencë të kundërt ka regjistruar monedha jeshile. Brenda dy javëve dollari ka fituar rreth katër lek në vlerë. Nga 95 lekë e 99 qindarka që ishte në fillim të muajit, aktualisht një dollar ka arritur në vlerën e 99 lekë e 53 qindarka, duke rikuperuar ndjeshëm vlerë ndaj monedhës shqiptare. 

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›