BSH heq interesat mbi rezervat e valutave

Për të shmangur eurozimin e ekonomisë shqiptare, Banka e Shqipërisë mori vendi, në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës, për të mos u paguar bankave interes mbi rezervat që ato mbajnë në valutë. Sipas ekspertëve të Bankës Qendrore, ky vendim i shërben nxitjes së mëtejshme të ndërmjetësimit në lekë nga ana e sistemit bankar.
Një veprim I tillë pritet të rrisë koston e ndërmjetësimit në valutë kundrejt kostos së ndërmjetësimit në lekë. Kjo do të çojë në minimizimin e pasojave të padëshiruara që vijnë nga përdorimi i gjerë i valutës.
Bankat tregtare janë të detyruara të mbajnë 10% të depozitave të tyre, në të gjitha monedhat, pranë Bankës Qendrore, në formën e rezervës së detyrueshme. Pas këtij vendimi, interesi që Banka e Shqipërisë iu paguan Bankave për rezervën e detyrueshme në euro dhe dollarë amerikanë bëhet 0, ndërsa për rezervën në lekë interesi qëndron i pandryshuar në normën 3.67%.