Pasuria e paligjshme ne Kosove

Autoritetet ne Kosove tash e nje kohe te gjate i kane shpallur lufte korrupsionit dhe krimit te organizuar por kjo lufte nuk mund te jete efektive nese nuk percillet edhe me akte ligjore. Nese nje zyrtar i larte i institucioneve te Kosoves. eshte pasuruar per nje periudhe te shkurter kohore dhe ne menyre te paligjshme pasuria nuk mund ti konfiskohet sepse akoma nuk ekziston ligji per konfiskimin e pasurise se paligjshme. Kete shqetesim e ka ngritur ne nje raport Instituti per Politika Zhvillimore KIPRED.
Ne kete raport thuhet se praktikat e mira te vendeve te rajonit kane treguar se bartja e pergjegjesise per te deshmuar pasurine te pala e dyshuar eshte shume me efikase dhe njeheresh e zvogelon ngarkesen e punes se institucioneve per sundimin e ligjit. Si shembull i mire per konfiskimin e pasurise se paligjshme ne raport permenden Shqiperia Italia dhe Kroacia.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ariana Qosaj-Mustafa
Ne rast se dikush ne keto vende denohet per krim te organizuar ose per korrupsion me nje vendim te plotfuqishem te gjykates e gjithe pasuria e ketyre te denuarve konsiderohet si e paligjshme nese ata nuk mund te ofrojne deshmi se pasurine e kane fituar ne menyre te ligjshme thuhet ne raportin e KIPRED. Ne raport po ashtu thuhet Agjencia Kunder Korrupsionit ka raportuar se 43 zyrtare te larte publike ne Kosove kane mosperputhje ne te dhenat rreth deklarimit te te ardhurave dhe pasurise se tyre ne Agjencine Kunder Korrupsion dhe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve para zgjedhjeve parlamentare te 2010.
Ariana Qosaj-Mustafa nga ky institut thote se personat e perfshire ne aktivitete korruptive ose personat sic thote te pasuruar brenda nate jane shnderruar ne nje brenge te madhe per ekonomine e vendit. Meqe korrupsioni i profilit te larte ne Kosove po vazhdon konfiskimi i pasurise dhe lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit mbeten sfide e madhe qe te arrihet drejtesia qe duhet tu ofrohet taksapaguesve kosovare thote Ariana Qosaj.
Zonja Qosaj thote se numri i denimeve ne gjykata per rastet e korruspionit eshte shume i vogel. Madje sipas saj edhe ne rastet kur gjykatat kane shpallur vendime konfiskimi i perfitimeve nga krimet nuk jane urdheruar asnjehere nga gjyqtare te Kosoves apo ata te misionit EULEX-it. Ajo rikujton se Parlamenti i Kosoves ka themeluar nje agjenci per administrimin e pasurise se sekuestruar. Mungesa e vullnetit politik eshte ajo e cila tregon qe ne mendojme te hartojme ligje per parandalim te krimit te organizuar ndersa e kemi situaten evidente dhe nese dilni vetem ne rruget e Prishtines shihni vetura glamuroze qe kushtojne 60-70 mije euro ose shtepi me qindra metra katrore qe po ndertohen. Nga po vjen kjo shume thote Ariana Qosja-Mustafa.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Avni Zogjiani
Por sipas zyrtareve ligjore te parlamentit te Kosoves agjencia per sekuestrimin e pasurise se paligjshme nuk mund te jete plotesisht funksionale nese nuk ka ligj per konfiskimin e saj. Arben Gashi kryetar i komisionit per legjislacion thote se ka nje mungese te vullnetit politik nga qeveria e Kosoves per te proceduar ligjin ne parlament. Kjo per faktin qe thote ai kohet e fundit ka disa akuza per korrupsion qe rendojne mbi zyrtare dhe ish zyrtare qeveritare.
Ligji per konfiskimin e pasurise se paligjshme duhet hartuar fillimisht nga qeveria e Kosoves dhe me pas te miratohet ne parlament. Zyrtare te qeverise se Kosoves thone se ata jane ne hartim e siper te ketij ligji dhe se shpejti ai do te procedohet per miratim ne kuvendin e Kosoves.
Edhe perfaqesuesit e shoqerise civile thone se fillimisht duhet te kete nje vullnet institucional per luftimin e korrupsionit dhe ky vullnet sipas tyre duhet pasuar edhe me miratimin e ligjeve qe lidhen drejperdrejt me kete lufte. Avni Zogjiani eshte nga organizata joqeveritare antikorrupsion COHU. Marre parasysh insistimin dhe luften qe kemi bere vazhdimisht neper grupe punuese kemi pasur pershtyjen qe ne menyre te kordinuar po pergatiten ligjet qe mos te funksionojne thote Avni Zogjiani.
Verifikimi i pasurise dhe konfiskimi i saj nese eshte e paligjshme mund te behet vetem permes hetimeve te gjithembarshme te cilat perfshijne edhe hetimet qe bien ne kompetence te prokurorise dhe policise. Kete kompetence nuk e ka agjencia kosovare antikorruspion e cila mund te beje vetem raport me te dhenat e saja dhe ato te dhena ti dorezoje ne prokurorine speciale te Kosoves. Sidoqofte lufta kunder korrupsionit dhe miratimi i ligjeve qe e bejne efektive kete lufte ne Kosove eshte edhe kerkese e Komisionit Evropian. Vleresimet per efektsherine e institucioneve kosovare ne luften kunder korrupsionit do te perfshihen ne raportin e progresit per Kosoven i cili do te behet publik ne nentor.
AutorBekimShehu
RedaktoiAida Cama