Luhen sonte ndeshjet e para të kthimit në Ligën e Kampioneve
Sportdashësit do të kenë mundësinë të përjetojnë sonte katër superpërballje të vlefshme për ndeshjet e kthimit për 1/8-at e Ligës së Kampioneve. Këtë mbrëmje do të vendoset fati për 8 nga ekipet më të mira të kontinentit, të cilat do të luajnë ndeshjet e kthimit për këtë fazë.
Bajern – Sporting
Bajerni i Mynihut do të presë shumë i qetë në “Alianz Arena” portugezët e Sportigut të Lisbonës, pasi në ndeshjen e parë arriti të fitonte në transfertë me rezultatin e thellë 5-0. Në këtë sfidë, llogjikisht, është e pamundur të ndodhë ndonjë surprizë me skuadrën e Jurgen Klismanit, e cila i sheh më pranë se të gjithë çerekfinalet.
Juventus – Çelsi
Juventusi do të presë në “Olimpiko” të Torinos Çelsin e Gus Hidink pas humbjes së “athët” 0-1 që pësoi në ndeshjen e parë në Londër. Italianët duhet të shënojnë më shumë se një gol për të arritur në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Në anën tjetër tekniku Hidink e ka përgatitur mjaft mirë skuadrën e tij për t’i bërë qëndresë të fortë juventinëve.
Liverpul – Real Madrid
Kjo është një tjetër përballje që ka tërhequr vëmendjen e opinionit europian. Liverpuli arriti të fitonte në transfertë me rezultatin 1-0, dhe në këtë takim ka për detyrë ta mbrojë atë. Në anën tjetër, Reali i Huando Ramosit nuk është dorëzuar plotësisht, duke premtuar luftë deri në minutën e fundit.
Panathinaikos – Vilareal
Grekët arritën të merrnin një barazim të vyer 1-1 në transfertën spanjolle, dhe në këtë takim janë shumë të motivuar për t’i shkuar deri në fund. Për Vilarealin kjo është eksperienca e parë në kupat e Europës këto vitet e fundit, dhe në asnjë mënyrë nuk kërkojnë të dorëzohen lehtësisht.
Ndeshjet do të zhvillohen të gjitha në orën 20:45, dhe në territorin e Republikës së Shqipërisë do të transmetohen nga “Vizion Plus” dhe paketa “Tring TV”.