E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugët e Torinos mbushën me tifozë anglezë dhe italianë

Torino - Rreth 400 tifozë të Çelsit mbërritën paraditen e sotme në Torino për të mbështetur skuadrën e tyre në ndeshjen e kthimit për 1/8-at e Ligës Kampioneve kundër Juventusit. Ndërsa, skuadra së bashku me një grup gazetarësh mbërritën ditën e djeshme në territorin italian. Anglezët janë duke shijuar diellin “italian” të veshur me bluza të shkurtra me ngjyrën e skuadrës së tyre.

Torino nuk është mbushur vetëm me miq nga Anglia, por edhe me italianë të ardhur me linjat e përditshme të udhëtimit nga Napoli, Katania dhe Palermo për të mbështetur Juventusin.

Deri tani në rrugët e Torinos çdo gjë është duke kaluar në një klimë miqësore, gjë që pritet të vazhdojë edhe gjatë ndeshjes dhe pas saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›