E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali luan me kokën lart në “Anfield Road”

Liverpul - Mretëresha e Europës do të përballet sonte në një ndeshje deçizive në stadiumin “Anfield” me vendasit e Liverpulit. Reali pësoi një goditje të rëndë brenda në “Bernabeu” në ndeshjen e parë, duke u mundur me rezultatin 0-1. Në përballjen e kësaj mbrëmjeje skuadra e Huando Ramosit duhet të japë maksimumin për të kaluar pas katër vitesh në një çerekfinale.

Ramos do t’ia besojë sulmin dyshes Higuain-Raul. Në dispozicion do të jetë edhe qendërmbrojtësi Fabio Kanavaro. Në anën tjetër Rafa Benitez do të ketë vetëm një pykë, Fernando Torresin, i cili do të mbështetet nga treshja Xherard-Kajt-Babel.

Kujtojmë që ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” të Madridit përfundoi në favor të Liverpulit me rezultatin 1-0. Më poshtë do të paraqesim formacionet paraprake të skuadrave.

LIVERPOOL-REAL MADRID

Liverpool (4-2-3-1): Reina; Arbeloa, Carragher, Skrtel, Aurelio; Mascherano, Xabi Alonso; Gerrard, Kuyt, Babel; Torres

Real (4-4-2): Casillas; Sergio Ramos, Pepe, Cannavaro, Heinze; Robben, Gago, Llama, Marcelo; Higuain, Raul

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›