Edi Reja merr besimin e drejtuesve napolitanë
Romë - Edi Reja konfirmohet në krye të Napolit deri në përfundim të këtij sezoni. Vendimi është marrë pas bisedës kokë më kokë të presidentit De Laurentis dhe drejtorit të përgjithshëm Marino. Në një takim të zhvilluar para pak minutash në Romë, dy drejtuesit më të lartë të klubit napolitan i kanë konfirmuar besimin Rejas, duke e lënë në krye të skuadrës deri në fund të sezonit.
Skuadra e Napolit në ndeshjet e fundit ka bërë paraqitje më të vërtetë të shëmtuara, gjë që vuri në dyshim postin e trajnerit Reja. Këto dy ditë Edi Reja është ndjekur nga hijet e ish-trajnerit të përfaqësueses italiane, Roberto Donadonit. Megjithatë, asgjë nuk do të ndodhë me stolin e skuadrës napolitane. Ky ekip aktualisht renditet në vendin e 11-të me 35 pikë.