Luhen sot ndeshjet e kthimit për Kupën e Shqipërisë
Tiranë - Ndeshjet e kthimit për turin e tretë të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen sot në orën 13:30. Skuadrat e ndara në dy grupe, A dhe B, do të kërkojnë të kalojnë në çerekfinalen e këtij kompeticioni.
Kryendeshja padyshim është ajo mes kampionëve në fuqi, Vllaznisë, dhe Teutës së Durrësit, e cila fitoi takimin e parë në “Niko Dovana” me rezultatin 1-0. Në këtë përballje shkodranët duhet të fitojnë me dy gola diferencë për të kaluar këtë tur.
Takim i hapur është edhe ai i Peqinit mes Shkumbinit dhe Apolonisë së Fierit. Ndeshja e parë në “Loni Papuçiu” është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Dinamo duhet të kthejë humbjen minimale 0-1 që ka marrë me Skenderbeun në Korçë. Për kampionët e vendit do të ishte një dështim nëse nuk do të arrinin dot të kualifikoheshin për në çerekfinale.
Më të lehtë e ka skuadra e Besës këtë takim, pasi ka arritur të fitojë në transfertë me Kastriotin.
Grupi B i ka më të qarta takimet, pasi “bigët” kanë arritur të marrin rezultate pozitive në takimet e para. Tirana do të presë e qetë në kryeqytet Lushnjen, pasi takimin e parë e ka fituar 4-1. Elbasanit i jep qetësi në takimin me Besëlidhjen në “Ruzhdi Bizhuta” fitorja e parë në Lezhë 1-0.
Flamurtari do të presë Bylisin e Ballshit, ku në takimin e parë ndeshja ka përfunduar në barazim 1-1. Partizani do të presë Burrelin. Takimi i parë midis këtyre dy ekipeve në Burrel ka përfunduar me fitoren minimale të të kuqve, 1-0.
Më poshtë do të paraqesim çiftet e ndeshjeve të sotme, dhe në kllapa janë të shënuara rezultatet e takimeve të para. Kujtojmë që ndeshjet do të zhvillohen të gjitha sot në orën 13:30.
Turi i dytë, ndeshjet e kthimit
GRUPI A
Dinamo-Skënderbeu (0-1)
Besa-Kastrioti (2-1)
Shkumbini-Apolonia (0-0)
Vllaznia-Teuta (0-1)
GRUPI B
Partizani-Burreli (1-0)
Elbasani-Besëlidhja (1-0)
Tirana-Lushnja (4-1)
Flamurtari-Bylis (1-1)