Dinamo, vendos per bileten e fundit ne Evrope
Aranit Muraci
Trajneri i Tiranes, Sulejman Starova e ka nisur javen e stervitjes me nje analize para ekipit te tij, duke i paralajmeruar lojtaret mbi rendesine qe paraqesin ndeshjet e mbetura te kampionatit. Duke perjashtuar skuadren e Dinamos, qe e ka siguruar titullin kampion dhe Gramozin, qe ka rene ne nje kategorine me poshte, te gjitha ekipet e tjera jane te rrezikuara ne realizimin e objektivit final. Keshtu, Starova iu ka kerkuar lojtareve qe te jene sa me te vemendshem, per te mos e leshuar me vendin e trete. Tirana do te udhetoje kete jave drejt Kavajes, ku do te luaje me Besen dhe nje jave me vone do te perballet ne kryeqytet me Dinamon, per ta mbyllur ne Korce me Skenderbeun e trajnerit Mirel Josa kalendarin e ndeshjeve te mbetura te ketij sezoni. Pervec Dinamos qe nuk ka asnje objektiv per te arritur dhe ndeshja derbi duket e lehte per t'u kaluar nga kampionet e sezonit te kaluar, ndaj kavajasve dhe Skenderbeut, bardheblute i presin sfida shume me te veshtira. Por fatet e Tiranes, per nje pjesemarrje te mundshme ne Europa Lige do te varen deri diku edhe nga rezultatet e Dinamos, qe nen drejtimin e trajnerit Shkelqim Muca e ka siguruar para pak javesh titullin kampion. Blute do te presin kete jave ne kryeqytet ekipin e Lacit, qe do te luaje kartat e fundit per te rimarre vendin e trete, ne rast fitoreje. Nje frenim i dyte radhazi i Lacit, ne Tirane do te thote lamtumire Europa Lige dhe ne nje rast te tille Tirana do ta kete me te sigurt pjesemarrjen e saj ne Europe, cka do te shpetonte sezonin per bardheblute. Ne te kundert, fitorja e Lacit do te nderlikoje pozitat e Tiranes, qe gjithsesi jane duke llogaritur tre pike me cdo kusht ne Kavaje, ndaj Beses se Shpetim Duros. Llogarite e kavajasve, ndryshe nga Tirana nuk jane duke u bere vetem per vendin e dyte ose te trete ne kampionat, por edhe me trofeun e kupes. Trofeu i Kupes se Shqiperise do te ishte "qershia mbi torte" per te besuarit e trajnerit Shpetim Duro, ne realizimin me sukses te objektivave te nje sezoni, me peripeci te shumta.