E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Luigi Sorecës i përfundoi mandati, emërohet drejtuesja e delegacionit të BE-së në Shqipëri

Christiane Hohmann do të jetë kryediplomatja e re e BE-së në Tiranë. Ajo është emëruar këtë të mërkurë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme, Josep Borrell, ndërsa do të zëvendësojë Luigi Sorecën, të cilit i mbaroi mandati 4-vjeçar.  

Hohmann është aktualisht ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer si ambasadore gjermane në Bosnje dhe Hercegovinë.

 Borrel caktoi 31 kryetarët e delegacioneve të Bashkimit Evropian, të emërohen zyrtarisht pas marrjes së marrëveshjeve përkatëse nga vendet e tyre pritës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›