Miqësore gjigandësh, përballja Brazil-Itali
Londër - Të martën në orën 20:45 do të luhet superndeshja miqësore Brazil-Itali. Dy skuadrat përfaqësuese më të mira të globit do të ndeshen përballë njëra-tjetrës në Londër pas plot 12 vjetësh. Ndeshja e fundit është luajtur në Francë në vitin 1997, dhe ka përfunduar në barazim 3-3.
Brazili dhe Italia janë dy përfaqësueset që e kanë fituar kampionatin botëror më shumë se të gjitha përfaqësueset e tjera. Brazili është 5 herë kampion bote, ndërsa Italia 4 herë.
Këto dy ekipe janë përballur me njëra-tjetrën dy herë vetëm në finalet e kampionateve botërore. Në finalen e vitit 1970, të luajtur në Meksikë, fituese ishte përfaqësuesja e Brazilit me rezultatin e thellë 4-1. Në kampiontatin botëror të zhvilluar në vitin 1994 në Shtetet e bashkuara të Amerikës këto dy skuadra do të gjendeshin përsëri përballë njëra-tjetrës. Koha e rregullt dhe shtesë përfundoi në barazim 0-0. Nga penalltitë Brazili shpallej atëherë për të katërtën herë kampion i botës, ndërsa Italia në atë kohë mbante 3 tituj botërorë.
Brazili do të shpallej kampion edhe në vitin 2002, duke marrë titullin e pestë. Italia është kampionia e botës në fuqi, pasi arritit të fitojë në botërorin e zhvilluar në Gjermani në vitin 2006.
Përballja e nesërme do të luhet në orën 20:45, dhe në territorin shqiptar do të transmetohet nga paketa Super Sport.
/Rudi Dunga/