Portieri i Tahitit: Synoj mos të pranoj 10 gola

Spanja vazhdon të presë në qetësi ndeshjen e sotme në Kupën e Konfederatave ndaj Tahitit. Në anën tjetër përfaqësuesja e Tahitit e ka një synim tjetër nga kjo sfidë. Ata synojnë që të mos pranojnë më shumë se 10 gola.
Portieri i Tahitit, Nigel Roche ka thënë se do të mundohet të ruaj portën e tij por shpreson që të mos pranoj më shumë se 10 gola.
"Qëllimi ynë është për të luftuar me dinjitet. Ata janë profesionistë dhe ne duhet të kemi respekt për ta. Do të bëj punën time, por synoj që të mos pranoj më shumë se 10 gola" deklaroi Roche./Indeksonline/