Luiza Gega dështon në gjysmëfinalen 1500 m të Botërorit të Moskës
Atletja shqiptare Luiza Gega e mbylli garën e saj në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror të Atletikës, që po zhvillohet në Moskë. Gega konkurroi në 1500 metra, ndryshe, në garat e mesme të largësisë. Ajo u rendit e fundit, pasi bëri dy xhirot e para shumë të mira, duke kryesuar. Rezultati vlen të përgëzohet për kushtet ku ajo stërvitet dhe suportin tejet të vogël financiar, krahasuar me rivalet e saj në atë pistë botërore. Koha e saj gjithsesi nuk ishte shumë premtuese, ku kujtojmë që ishte 10 sekonda më shumë se rezultati i Pavlina Evros, kampiones dhe rekordmenes shqiptare. (E.I/balkanweb)