Ministria e Punës: Romët po përdoren politikisht
TIRANË - Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, deklaroi sot se komuniteti rom po përdoret për qëllime politike.
Gjatë një konference për shtyp, drejtori i kabinetit të kësaj ministrie apeloi ndaj institucioneve publike dhe ndaj mediave, “që të mos shfrytëzojnë komunitetin rom dhe kauzën e tyre për qëllime politike”.
Ndërkaq, po të martën paradite, Avokati i Popullit organizoi një tryezë, ku u diskutua zgjidhja emergjente e situatës së komunitetit rom në kryeqytet.
I pranishëm në këtë bashkëbisedim ishte edhe Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi, i cili rikonfirmoi se “zgjidhja e cështjes së integrimit të komunitetit rom është një ndër 12 kriteret që Shqipëria duhet të përmbushë për integrimin e saj në Europë”.
(d.b/BalkanWeb)