Rusia, urdhërohet arrestimin e manjatit të pasurive të patundshme
MOSKË- Drejtësia ruse urdhëroi sot burgosjen e Sergei Polonskit, manjatit të pasurive të patundshme, i cili ndodhet aktualisht në Izrael, nën akuzën e mashtrimit.
"Gjykata 'Tverskoi' e Moskës plotësoi kërkesën e Ministrisë së Brendshme ruse për dënimin me burgim në mungesë", citon komunikata e ministrisë.
"Avokatja e biznesmenit rus, Diana Tatosova, kërkesa e së cilës për shtyrjen e seancës nuk u mor parasysh, u shpreh se Polonski ndodhej në Izrael për marrjen e shtetësisë izraelite", njoftuan agjencitë ruse.
Hetuesit e akuzojnë biznesmenin për një mashtrim prej 5,7 miliardë rublash ose 130 milionë eurosh gjatë ndërtimit të një kompleksi banesash në vitet 2007-08.
Shuma ishte mbledhur nga më tepër se 80 persona përpara pezullimit të ndërtimit.
Përfaqësuesi i palës hetuese, Oleg Silçenko, tha se Polonski ndiqej penalisht edhe në Zvicër nën akuzën e pastrimit të parave.
Ish-pronari i kompanisë "Mirax Group", Sergei Polonski hasi vështirësi me biznesin e tij në fillim të krizës financiare të vitit 2008, duke braktisur kështu një kantier ndërtimi në Moskë ku duhet të ngrihej Kulla e Federatës, që pritej të ishte më e larta në Evropë.
Më 31 dhjetor, ai u arrestua së bashku me disa bashkëkombas në Sihanukvil, në jugperëndim të Kamboxhias.
Ai u lirua në prill pas tre muajsh burg.
(d.b/BalkanWeb)