E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luiza Gega, medalje argjendi në Islandë

ISLANDE- Atletja shqiptare Luiza Hoxha ka marrë medaljen e argjendtë në garën e tre mijë metrave me pengesa, zhvilluar sot në Rejkjavik. Rekordmenia e re shqiptare i ka kthyer Shqipërisë një medalje nga sporti i atletikës, që për hir të së vërtetës mungonte prej vitesh. Gega është renditur e dyta në Ligën e Tretë të Evropës, duke u kaluar vetëm nga atletja nga Azerbajxhani Gezashign Safarova. Ajo dha kohën 10 minuta, 2 sekonda e 85 të qindtat, ç’ka e renditi të dytën. Luiza Gega duket talentja më e re shqiptare në atletikë, një sport që pavarësisht se mbetet në elitë, në Shqipëri është ende në nivele tepër të ulta.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›