E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në tmerrin e Vankuverit, një puthje prek gjithë botën

KANADA- E gjithë bota është bërë kurioze. Çfarë bëjnë këta dy njerëz ay, në mes të kaosit, në natën më të errët të sportit kanadez? Të mërkurën në mbrëmje, skuadra e Vankuverit, Canucks u mund në “Rogers Arena”, në ndeshjen e shtatë të Stanley Cup në hokejin në akull nga Boston Bruins. Pas ndeshjes, dhuna dhe flakët kanë përfshirë qytetin e Vankuverit, ndërsa njerëzit janë përleshur me policinë. Në mëngjes, bilanci ka qenë 150 vetë të plagosur, 8 prej të cilëve të goditur me thikë. Numri i të arrestuarve ka shkuar në 100. Një çmenduri! Por, çmendurinë më të madhe e kanë bërë këta dy të rinj, që kanë mahnitur dhe çuditur njëkohësisht botën mbarë. Djaloshi, në përpjekje për të qetësuar të dashurën e tij, e cila ishte tmerruar nga gazi lotsjellës dhe nga aktet e dhunës, e ka shtrirë atë në tokë, duke e puthur me dashuri. “Bëni dashuri, jo luftë”, ishte mesazhi i tij në ato momente. Sipas një dëshmitari, vetëm pak minuta para puthjes ata ishin viktima të një dhunë policore. Mediat nisën “gjuetinë” ndaj çiftit dhe arritën të zbulojnë gjithçka. Vajza është kanadeze, ndërsa djaloshi australian. Dy të dashuruarit kanë rrëfyer: “Ajo ishte nën shock pas një përplasjeje me policinë. Nuk kishte mënyrë për ta qetësuar në ato momente”. Një mënyrë e rrezikshme, por gjithsesi shumë e bukur. Gjesti i ka prekur vërtet të gjithë, pasi fotoja ka bërë shume shpejt xhiron e botës.

(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›