Bullgari, parlamenti votëbeson qeverinë e Borisov
SOFJE- Deputetët bullgarë i dhanë dje votëbesimin qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Bojko Borisov, njoftuan burime të ndryshme.
Me 124 vota kundër, 70 pro dhe dy abstenime, parlamenti bullgar hodhi poshtë propozimin për një mocion mosbesimi për qeverinë. Kërkesën për këtë mocion e parashtruan Partia Socialiste bullgare dhe lëvizja ''Për të drejta
dhe liri''.
Përfaqësuesit e koalicionit të kaltër dhe partisë nacionaliste ''Ataka'' nuk morën pjesë në votim. Mbështetje kabinetit të Borisovit i dhanë edhe shtatë deputetë të pavarur. Opozita në Bullgari kërkoi mocion mosbesimi për shkak të politikës antikrizë që drejton qeveria në minorancë e Partisë Qytetare për Zhvillim Evropian të Bullgarisë (GERB).
Debati lidhur me iniciativën u zhvillua dje, por nga ai u transmetua në televizion, pasi ishte shpallur ditë zie për shkak të vdekjes së tetë personave gjatë fatkeqësisë së pardjeshme të autobusit në autostradën në afërsi të qytetit Plovdiv.
(m.a/mia/BalkanWeb)