Lukaku huazohet në WBA

Sulmuesi i Chelseas, Romelu Lukaku është transferuar në West Bromwich Albion në formë huazimi për një vit duke i dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij.
19 vjeçari nuk zuri vend në ekipin e parë të gjigantit londinez dhe është vendosur të kalojë në WBA në kërkim të paraqitjeve të vazhdueshme.
“Është shumë e rëndësishme për mua sepse sikurse Chelsea, WBA luan në Premierligë andaj do të jetë mësim i mirë për mua. Kam dëgjuar fjalë të mira për menaxherin Steve Clarke dhe do të jetë me rëndësi për mua të dëgjoj këshillat e tij”, deklaroi Lukaku për uebfaqen zyrtare të WBA-së.