E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nervozohet Suarezi

Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez ka kritikuar tifozët e Britanisë së Madhe pasi disa prej tyre vërshëllyen himnin e përfaqësueses së tij në futboll. Ylli i Liverpoolit është hidhëruar me pritjen që i është bërë skuadrës së Uruguait në humbjen 1-0 në Millennium Stadium, të mërkurën mbrëma.

“Di ti duroj ofendimet. Nuk më pengojnë. Por, mendoj se është mungesë respekti nga tifozët të vërshëllejnë himnin kur ne mundohemi ta këndojmë atë. Ndihem keq sepse humbëm dhe do të kthehemi në shtëpi”, deklaroi Suarez pas takimit.

Tifozët e Britanisë së Madhe vërshëllyen himnin e Uruguait por kryesisht pasi fytyra e Suarezit u paraqit në ekranin e madh. Uruguai u eliminua nga gara si rezultat i humbjes dhe Suarez mendon se sjellja e një grup të tifozëve të Britanisë së Madhe ka qenë e papranueshme.

“Mendoj se më vërshëllejnë sepse kanë frikë nga përballja me një futbollist si unë. Ata kanë frikë nga unë, por kjo nuk më pengon”, shtoi ai. Para ndeshjes, sulmuesi uellsian, kapiten i këtij dueli, Craig Bellamy i bëri thirrje tifozëve në Cardiff ta respektojnë himnin britanik.

“Çdo himn Kombëtar duhet të respektohet, pa marr parasysh se a bëhet fjalë për armikun e juaj më të madh, janë vetëm dy minuta kur ju duhet të jeni të heshtur dhe ta respektoni atë”, deklaroi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›