Dinamo, Romeo Hamzai vishet blu
Nga ANDI TANKU
Dinamo ka përfunduar me sukses dje transferimin e sulmuesit Romeo Hamzai. 29-vjeçari i cili vitin e kaluar u aktivizua me ekipin e Kukësit, këtë sezon do të mbrojë ngjyrat e dinamovitëve dhe do të jetë një opsion më shumë në sulm për trajnerin Zhupa. Pritet që ditën e sotme, përforcimi më i ri për kryeqytetasit të dalë në fushën e stërvitjes me pjesën tjetër të skuadrës. Hamzai ka pasur disa eksperienca në shumë ekipe të Superligës, ku kujtojmë se ka qenë pjesë e Tomorit, Besës, Bylisit etj. Duket se merkatoja e traferimeve në radhët e Dinamos ka nisur nga vija e parë e sulmit ku pritet edhe ardhja e brazilianit De Taulta.
