E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lukaku mbetet në Anderlecht

Romelu Lukaku dëshiron të mbetet në Anderlecht, së paku deri kur do t’i mbushë 18 vjet. Sulmuesi belg në muajt e kaluar ka zgjuar interesim nga klube të mëdha evropiane, përfshirë Milanin, Chelsean dhe Real Madridin.

Megjithatë, 16 vjeçari insiston se aktualisht nuk planifikon të largohet nga Anderlecht. “E di se kërkohem nga shumë klube të mëdha, por do të mbetem në Anderlecht sepse jam duke u zhvilluar dhe dua të jem afër familjes sime.

Pasi t’i mbushi 18 vjet, do të kërkoj klub të ri”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›