E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinho nuk kthehet në Brazil

Ronaldinho pritet të refuzojë ofertën nga gjiganti brazilian Flamengo dhe të nënshkruajë kontratë të re me Milanin, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Vëllai i tij, Roberto de Assis, që luan edhe rolin e menaxherit, thuhet se është takuar me drejtuesit e Flamengos të enjten për të diskutuar rreth interesimit të tyre.

Por, Ronaldinho është përshtatur mirë në Milano dhe pritet që së shpejti të nënshkruajë kontratë të re dyvjeçare me gjigantin milanez. Por, marrëveshja e re parasheh 25 për qind pagë më të ulët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›