Si europianë në Premierligë

Më 10 prill në stadiumin Upton Park do të zhvillohet ndeshja ndërmjet West Hamit, ku luan Vlon Behrami, dhe Sunderlandit, ku aktivizohet kosovari tjetër, Lorik Cana, takim ky që zhvillohet në kuadër të xhiros së 34-të të Premierligës angleze.
Përveç që ndeshen kundër njëri-tjetrit dy futbollistët kosovarë, Behrami e Cana, ky takim thuajse do të kalojë nën hijen shtetit më të ri në botë, Kosovës, që shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008.
Gjatë kësaj ndeshjeje, në reklamat e stadiumit të West Hamit, Upton Park, do të prezantohet edhe reklama e promovimit të shtetit të Kosovës, ‘Kosovo, the young europeans’.
Lajmin e ka konfirmuar për Express Ekrem Tahiri, drejtori i PR-Solutions, kompani kjo e marketingut, partnere e kompanisë tjetër izraelite për Kosovë, Saatchi & Saatchi, e cila tashmë ka arritur marrëveshje rreth kësaj çështjeje me menaxhuesit e stadiumit Upton Park.
“Në reklamat e stadiumit të West Hamit do të jetë gjatë lojës, përkatësisht pesë minuta gjithsej, edhe logoja ‘Kosovo, the young europeans’”, deklaroi Tahiri për Express.
“Kemi punuar shumë gjatë rreth realizimit të kësaj ideje. Fillimisht kemi pasur vështirësi, sepse nuk ka pasur vend për reklamën tonë, por patëm fat që krejt në fund është liruar një vend, të cilin e shfrytëzuam, duke arritur marrëveshje që ta qesim reklamën tonë”, theksoi ai.
Ai thotë Federata e Futbollit e Anglisë - shtet ky që Kosovën e ka njohur ndër vendet e para – nuk do të mund ta pengojë realizimin e kësaj ideje.
“Kjo s’ka të bëjë me politikë dhe me Federatën e Futbollit të Anglisë. Sikurse shtetet e tjera që promovojnë vetën e tyre, të njëjtën gjë po e bëjmë edhe ne si shtet. Upton Park si stadium e ka pranuar ofertën tonë dhe kanë arritur marrëveshje me partnerin tonë Saatchi & Saatchi dhe reklama do të del në atë ndeshje”, pohoi Tahiri.
Ai tregoi se tani po punohet intensivisht rreth zmadhimit të kësaj ngjarjeje edhe me ide të tjera. “Jemi duke u përpjekur dhe duke kontaktuar me Lorik Canën e Valon Behramin që edhe ata të angazhohen në ndonjë formë, që së paku ta bartin ndonjë fanellë me logon ‘Kosovo, the young europeans’. Kam informacione se edhe Cana, por edhe Behrami kanë shprehur gatishmërinë për ta pranuar këtë kërkesë”, tha ai.
Tahiri paralajmëroi se edhe ndeshje tjera të mëdha ndërkombëtare do të shfrytëzohen për ta promovuar Kosovën shtet nëpërmjet kësaj reklame. “Kemi bërë përpjekje të mëdha që ta sigurojmë një hapësirë edhe në ndeshjen Real Madrid – Barcelona. Por, kjo ka qenë e pamundur, sepse dihet se çfarë derbi i madh është dhe të gjitha hapësirat janë të zëna”, shtoi ai.
Reklama ‘Kosovo, the young europeans’ është punuar nga kompania izraelite e marketingut Saatchi & Saatchi, e financuar nga Qeveria e Kosovës, që për qëllim ka promovimin e shtetit të Kosovës nëpër botë.